Tashmë e dini që gjatë shtatzanisë nevojat për materie ushqyese janë të rritura dukshëm. Nuk duhet ta anashkaloni edhe faktin që ushqimi vegjetarian është i mangët me proteina, vitamina dhe minerale. Për këtë, në menunë tuaj ditore duhet të jenë të pranishme të gjitha gjërat ushqimore të cilat iu sigurojnë këto materie ushqyese esenciale (të rëndësishme) që janë:
- Qumështi dhe prodhimet qumështore (djathi, jogurti, kosi,…) janë burimet natyrore më të mira të kalciumit (nevojat gjatë shtatzanisë janë 1.500 mg në ditë), vitaminës B12 dhe proteinave me cilësi të lartë. Gjatë shtatzanisë janë të shpeshta alergjitë në qumështin e lopës. Në këto raste përdorni si zëvendësim qumështin e sojës të pasur me kalcium dhe djathin tofu.
- Drithërat dhe prodhimet – grurë, bukë nga farat e drithërave (të zeza, graham, krunde), oriz integral, maja birrës, do ti përmbushin nevojat e organizmit për proteina dhe vitamina kompleks B12.
- Peshku dhe frutat e detit do ti rikthejnë organizmit nevojat për proteina, po aq mirë sa edhe mishi. Përveç kësaj, këto gjëra ushqimore janë burim i shkëlqyer i acideve të dobishme yndyrore omega 3. Mos anashkaloni as përdornimin e mishit të pulës dhe vezëve.
- Kur janë në pyetje yndyrërat, përdorni vajin e ullirit, të misrit, të lulediellit apo kungullit (përmbajnë aminoacide të dobishme) ndërsa më pak përdoreni gjalpin dhe margarinën. Mos e injoroni vajin e peshkut si burim i shkëlqyer i provitaminës D (në organizëm, nën ndikim të rrezeve të diellit, shndërrohet në vitamin D).
- Perimet – të gjitha kategoritë: me gjethe jeshile, me rrënjë, me kokëza…(burime të hekurit, të proteinave, vitaminës C dhe B kompleks) të freskëta apo të ziera, në sasi të mëdha. Gjithsesi përdorni bishtajoret: sojën, fasulet, bizelet, thjerrëzat, bishtajat.
- Pemë të freskëta (mollë, dardha, dredhëza, portokaj, kivi, shalqin dhe pemë të tjera të freskëta), pemë arrash dhe pemë të thata (arra, lajthi, bajame, kumbulla të thata), si dhe lëngje të shtrydhura pemësh të freskëta.
- Kripa – me masë – mos e teproni me përdorim të kripës;
- Lëngjet – çajra bimorë pa sheqer, ujë natyral dhe mineral në sasi të pakufizuara;
- Kafja – jo më shumë se dy kafe në ditë!