Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pesha trupore gjatë shtatzanisë

Çfarë peshe trupore mund të fitojë gjatë shtatzanisë?

Nëse prisni më shumë se një foshnje, shtoni ushqimit tuaj të para shtatzanisë 600 kalori në ditë

Shtatzëna duhet të fitojë në peshë nga 10 gjer në 14 kilogramë. Nëse prisni binjakë mund të fitoni pak më shumë. Nëse në shtatzani keni hyrë me kilogramë të tepërt, prap do të fitoni nga 7 gjer në 10 kilogramë. Nëse para shtatzanisë keni pasur mungesë kilogramësh, atëherë mund t`ia lejoni vetvetes shtimin prej rreth 15 kilogramësh, por asesi më shumë.

Shtimi në peshë shkon gradualisht, më së paku fitohet në tremujorin e parë – gjithsejt dy kilogramë, ndërsa më së shumti dhe më së shpejti fitohet në tremujorin e tretë, rreth 500 gramë në javë. Nëse ndaloni të fitoni në peshë për më shumë se dy javë, apo nëse fitoni në peshë më shpejtë se sa ky udhëzim, konsultohuni me mjekun tuaj.

Sa kalori në ditë më nevojiten?

Ushqimi i balansuar gjatë shtatzanisë është i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit dhe ushqimit të foshnjes. Pasi që keni ngelur shtatzënë, rrisni konsumimin ditorë të kalorive për 300. Sasia e rekomanduar ditore është rreth 2500 kalori, megjithëse kjo varon mvarësisht prej shëndetit, peshës dhe shkallës së aktivitetit të shtatzënës.

Nëse prisni më shumë se një foshnje, shtoni ushqimit tuaj të para shtatzanisë 600 kalori në ditë. Nutricienti mund të ju pregatisë një plan të ushqimit të drejtë gjatë shtatzanisë dhe gjatë periudhës së gjidhënjes.

A guxoj të mbaj dietë gjatë shtatzanisë?

Jo. Dieta gjatë shtatzanisë është potencialisht e rrezikshme për ju dhe për zhvillim të foshnjes. Pas shumë regjimeve dietale, organizmi juaj mbetet pa sasinë e mjaftueshme të hekurit, acidit folik, vitaminave dhe mineraleve. Mbani në mend që shtimi i drejtë në peshë gjatë shtatzanisë është një nga shenjat më të mira të shtatzanisë së shëndetshme.

Gratë të cilat ushqehen në mënyrë të drejtë dhe fitojnë kilogramët adekuat kanë predispozita më të mëdha që të kenë foshnje të shëndetshme. Nëse konsumoni ushqim të freskët, të shëndetshëm dhe shtoni në peshë, relaksohjuni sepse në shtatzani kjo është shumë normale!

Çfarë të bëj nëse dua të ha diçka?

Kohë pas kohe mund të hani çokolatë apo ëmbëlsirë, por nëse ju shtohet intenzivisht dëshira për të ngrënë diç të ëmbël apo “ushqim të shpejtë”, mundohuni që shqisat tuaja ti ‘mashtroni’ në ndonjë mënyrë tjetër. Përmes këshillave të mëposhtme mund ti luftoni krizat:

 

Këshilla për “mashtrim” të urisë:

- mos e kapërceni mëngjesin

- ushtroni rregullisht apo shëtituni

- konsumoni sasi më të vogla të ëmbëlsirave, grickave, apo të ushqimit të shpejtë (nëse ju hahet akullorja, mund ti hani dy-tre lugë, dhe jo tërë paketimin, apo ndonjë katrorkë të çokolatës në vend të tërë çokolatës…)

- zëvendësoni grickat e pashëndetshme, me ato të shëndetshme:

 

Nëse iu hahet apo pihet…      ...Merrni

akullore...   ...jogurt pemësh apo pemë të freskëta

koka kolë...   ...ujë mineral me disa pika limoni

krofne apo ëmbëlsira me sheqer...   ...ëmbëlsira integrale me pekmez

ëmbëlsirë nga çokolata...   ...ëmbëlsirë nga karrotat

drithëra me sheqer...   ...drithëra integrale me sheqer mesatar

ajkë...   ...jogurt

pemë të karamelizuara...   ...pemë të thata apo të freskëta

/komuniteti