Konsumimi i çfarëdo lloj paté (pashtete) gjatë shtatzënisë, nuk është i sigurtë, përfshirë këtu edhe ato nga perimet.
Të gjitha lloj paté të përgatitura nga mishi, perimet apo peshku, mund të përmbajnë nivele të larta të bakteries listeria.
Gjatë shtatzënisë ju jeni më të ndjeshme ndaj listerisë, që është helmim nga ushqimi, e shkaktuar nga ushqimi i kontaminuar me bakterien listeria.
Listeria shkakton simptome të ngjashme me gripin (rrufën) me javë të tëra, pasi të jeni ekspozuar ndaj bakteries. Madje edhe nëse sëmundja është e butë, ajo mund të dëmtojë fëmijën e palindur.
Listeria mund të shkaktojë dështim, lindje të parakohshme dhe madje mund të shkaktojë edhe humbjen e fëmijës në lindje. Nëse ju zhvilloni listeri gjatë javëve të fundit të shtatzënisë, foshnja juaj mund të jetë sëmurë.
Jini të sigurta që nëse ju keni ngrënë paté, egziston një mundësi e vogël që ju të keni listeri. Listeria është shumë e rrallë, dhe afekton vetëm një në çdo 25,000 shtatzëni.
Rreziku ndaj jush dhe foshnjes suaj është shumë i vogël. Nëse jeni të shqetësuara në lidhje me këtë, kontaktoni mjekun tuaj në mënyrë që të siguroheni./bebaime.com/