Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë të hahet gjatë shtatzënisë | nga Lino

Lino këshilla | Burim më i mirë i energjisë për fant e ardhshme janë karbohidratet. Drithërat nga kokrrat e plota, buka e thekrës ose buka me fara do të sigurojë të gjithë fibrat ushqyes dhe vitaminat e grupit B.

Disa nga arsyetimet janë më të këndshme se të tjerat. "Tani ha për dy veta" është me siguri ndër më të këndshmit. Megjithatë, ekspertët rreth regjimit të këtillë të të ushqyerit në shtatzëni nuk do të pajtoheshin. Në vend të “ha për dy veta”, shtatzënat para së gjithash duhet “të mendojnë për dy veta” dhe t’ia përshtatin të ushqyerit e tyre shtatzënisë.

 

Të gatshëm edhe para shtatzënisë

Për ta siguruar qysh më përpara shëndetin gjatë shtatzënisë, është me rëndësi që gruaja mu përpara ngjizjes të ketë status të mirë ushqyes, përkatësisht që gjendja e saj e të ushqyerit në kuadër të normales. Nëse ka probleme që në start, më vonë do të jetë vështirë të kompensohen nevojat ushqyese dhe furnizimi me materie ushqyese gjatë shtatzënisë.

 

Vetëm 17% më shumë marrje të energjisë

Marrja e yndyrave të kualitetit të lartë është e domosdoshme. Përveç se janë burim i energjisë dhe i acideve esenciale yndyrore (linoleik dhe α-linoleik), në vete përmbajnë edhe vitaminat në yndyrat e tretshme (A, D, E dhe K). Yndyrat më të mira gjenden në fara (li, luledielli, kungull, susam), në frutat arrore (bajame, arrë, lajthi) si dhe në peshk të kaltër, siç janë sardelet dhe salmon. Gjatë shtatzënisë gjithsesi shmanguni dietave me yndyrë të ulët.

 

Çfarë të hahet dhe si të kompensohen nevojat

Një sandviç i vogël me mish bibe ose një pjatë me sallatë frutash me shkumë, ½ grushti fruta arrore dhe fruta të thara do të mjaftonin në dy tremujoret e parë. Në të tretin në ushqim mund të futni edhe një jogurt frutash ose një rend çokollatë të zezë.

Burim më i mirë i energjisë për fant e ardhshme janë karbohidratet. Drithërat nga kokrrat e plota, buka e thekrës ose buka me fara do të sigurojë të gjithë fibrat ushqyes dhe vitaminat e grupit B. Proteinat janë të rëndësishme deri në javën e 20-të të shtatzënisë sepse gati gjysma e proteinave të marra do të shërbejë për rritjen dhe zhvillimin e fetusit. Për këtë arsye, bie fjala, vegjetarianët në grupin e rrezikuar të shtatzënave dhe të ushqyerit e tyre kërkon një vëmendje të veçantë. Ushqimet me të cilat do të realizojnë një marrje cilësore të proteinave janë mishi, peshku, vezët, qumështi produktet e qumështit dhe bishtajat, veçmas soja dhe qiqra.

 

Mos i harroni yndyrat

Marrja e yndyrave të kualitetit të lartë është e domosdoshme. Përveç se janë burim i energjisë dhe i acideve esenciale yndyrore (linoleik dhe α-linoleik), në vete përmbajnë edhe vitaminat në yndyrat e tretshme (A, D, E dhe K). Yndyrat më të mira gjenden në fara (li, luledielli, kungull, susam), në frutat arrore (bajame, arrë, lajthi) si dhe në peshk të kaltër, siç janë sardelet dhe salmon. Gjatë shtatzënisë gjithsesi shmanguni dietave me yndyrë të ulët.

 

Peshku – po ose jo?

Të hahet ose jo peshk është një ndër kontroverset më të mëdha. Përgjigjja e saktë? Hani peshk. Është me rëndësi sepse përmban proteina të cilësisë së lartë dhe yndyra të vlerave të larta, omega 3 dhe 6 dhe acide të pangopura yndyrore. Megjithatë, kini kujdes që marrja maksimale e peshkut të jetë deri në 340 gram në javë, me ç’rast duhet shmangur peshqit e deteve të hapura - peshku shpatë, skumbri, peshkaqeni, toni. Është ky rekomandim i Foodand Drug Association, kjo për shkak të elementeve toksike siç janë zhiva dhe plumbi.

 

Lino këshilla

Burim më i mirë i energjisë për fant e ardhshme janë karbohidratet. Drithërat nga kokrrat e plota, buka e thekrës ose buka me fara do të sigurojë të gjithë fibrat ushqyes dhe vitaminat e grupit B.

 

* Artikull i sponzorizuar nga Lino 

/komuniteti