Acidi folik bën pjesë në vitaminën B, ndërsa organizmi ka nevojë për të për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qelizave të tjera të reja. Në natyrë nuk gjendet në ushqim, por ndodhen folatet, nga më të ndryshmet dhe dallohen për nga sasia në të cilën absorbohen nga ushqimi. Zakonisht vetëm një e gjysma apo një e treta e folateve mund të absorbohet nga ushqimi.
Folatet janë të ndjeshme në temperaturë dhe treten në ujë, kështu që zierja e tyre zvogëlon dukshëm koncentratin e tyre në ushqim. E njejta gjë vlen edhe për produktet ushqimore të cilat qëndrojnë gjatë.