Kjo është një çështje e diskutueshme. Sindromi fetal alkoholik (FAS) u identifikua së pari para 30 viteve dhe atëherë kishte ende pyetje pa përgjegje rreth rreziqeve që vijnë nga konsumimi i një sasie të matur alkoholi gjatë shtatëzanisë, duke përfshirë edhe se sa ka shkaktuar defekte gjatë lindjes dhe pse disa foshnja nuk janë afektuar dhe tjerat po.
Ne e dimë që gratë që pijnë shumë alkohol gjatë shtatëzanisë janë në rrezik të lartë që të lindin foshnja me FAS. Foshnjat me FAS kanë një plejadë të disa problemeve jetëgjata: ato lindin me peshë më të vogël, shpesh vazhdojnë të rriten shumë dobët, kanë abnormalitete fizike dhe kanë probleme në sjellje.
Tani, nuk mund të thuhet se çfarë sasie është e sigurtë për të pirë alkohol gjatë shtatëzanisë për çdo grua shtatëzënë, po përgjithësisht, më së miri është të keni kujdes dhe ti shmangeni alkoholit plotësisht gjatë shtatëzanisë.
Shumica e grave, nuk e dijnë se janë shtatëzëna, për shumë javë me rradhë në tremujorin e parë, për këtë arsye këshillohet ti shmangeni konsumimit, nëse mendoni që mund të jeni shtatëzënë apo nëse tentoni të mbeteni shtatëzënë. Shumica e mjekëve rekomandojnë që ti shmangeni plotësisht alkoholit kur tentoni të mbeteni shtatëzënë sepse në tremujorin e parë zhvillohen organet e fetusit.