Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqyerja e bebit tuaj me ushqime solide

Kafshatat e para të bebit tuaj mund të jenë një emocion i vërtetë.

Ja çfarë mund të prisni kur bebi juaj fillon të hajë ushqime solide:

 

 

 

 

 

1. Qëndroni në kohë: Foshnjat zakonisht janë të gatshme për ti provuar ushqimet solide në mes të muajve 4 dhe 6, por paraprakisht konsultohuni me pediatrin e bebit tuaj.

 

 

 

 

2. Shikoni shenjat: Kontrollë të mire të kokës, apetit i shtuar dhe interesim në atë se çfarë ju hani, janë shenja që bebi juaj është i gatshëm ti provojë ushqimet solide.

 

 

 

 

3. Pajisuni: Një lugë e butë gome, një përparëse, një enë e pathyeshme dhe një karrige ushqimi, mund të jenë një ndihmesë e madhe për ju.

 

 

 

 

 

4. Filloni thjeshtë: Provoni cereale (drithëra) të lëngshme të përziera me qumësht gjiri apo formule. Apo filloni me pure nga patatet e ëmbla, bizelet apo dardhat.

 

 

 

 

5. Prisni një rrëmujë: Bebet nuk janë të njohura me sjelljet e mira në tryezë, prandaj jini të pregatitura për ushqime të rëna në dysheme, në karrige, në bebin tuaj dhe në ju!

 

 

 

 

6. Vazhdoni duke provuar: Mos u habitni nëse bebi juaj nuk duket i ngazëllyer momentalisht rreth ushqimeve solide. Vazhdoni duke i ofruar dhe bebi juaj do të mësohet.

 

 

 

 

7. Fotografoni! Ju do të dëshironit ti tregoni fotografitë e përpjekjeve të para të bebit tuaj duke ngrënë ushqim të vërtetë./babycenter.com/bebaime.com/

/komuniteti