Mjalti: Mjalti mund të ushqej dhe të zhvillojë sporet (mikroorganizmat) e Clostridium botulinum të cilat shkaktojnë Botulizmin (lloj sëmundje e cila paralizon jo vetëm trupin, por edhe muskujt e traktit të frymëmarrjes gjë që shkakton vdekjen tek pacienti). Tek të rriturt sistemi i zorrëve mund ta mbys dhe parandalojë rritjen e këtyre sporeve por tek fëmijët këto spore mund të rriten dhe të prodhojnë materie të helmueshme të cilat mund ta rrezikojnë jetën e fëmijës suaj.
Margarina nga kikiriki: Materia e ngjitëshme e margarinës nga kikiriki dhe e margarinave tjera të arrave të ndryshme, e bëjnë të vështirë dhe të rrezikshme gëlltitjen e saj nga fëmijët e vegjël.
Qumështi i lopës: Përmbajuni të ushqyerit me qumësht të gjirit të fëmijës suaj gjer në moshën e tij 1 vjeç. Do të pyeteni përse? Fëmija juaj nuk mund ti përpunojë proteinat të cilat gjenden në qumështin e lopës gjatë vitit të tij të parë, dhe se poashtu nuk ka materie ushqyese të mjaftueshme, dhe përmban minerale në sasi të mëdha gjë e cila mund të ja dëmtojë veshkën.
Rreziqet nga ngulfatja ndaj të cilave duhet patur kujdes
Copëzat e mëdha: Copëzat e ushqimit në madhësi të bizeles janë më të sigurtat - ato nuk do ti mbesin në fyt për t’ia zënë frymën. Perimet siq janë karrotat, selinoja, dhe bizelet duhet të coptohen, shtrydhen, ose të zihen dhe të prehen në copëza. Preni frutat siç janë rrushi, domatet e ëmbla dhe pjesët e shalqinit në copëza të vogla para se ti servoni, dhe shtypni dhe preni mishin dhe djathin në copëza shumë të vogla.
Ushqimet e vogla dhe të forta: Arrat, bonbonat mint, rrushi i terrur, dhe fruta të tjerë të terrur dhe farëra të ndryshme janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë ngulfatje (zënje të frymës) tek fëmija juaj.
Ushqimi i butë dhe i ngjitshëm: Evitoni çamçakëzat dhe ushqimet e buta siç janë 'Munchmellow' apo bonbonat nga goma 'Gummibon' dhe të ngjajshëm, të cilat mund të ngjitën për fytin e fëmijës suaj.
Margarina nga kikiriki (për lyerjen e bukës): Bëhuni i kujdesshëm që ti mos i jepni lugë të mëdha të margarinës nga kikiriki (Peanut Butter) fëmijës suaj të vogël, për arsye se mund të jenë tejet të rënda për tu gëlltitur. Si zëvëndesim lyeni hollë copëzat e bukës me maragarin të kikirikit. Do të mund të provonit dhe ta hollonit pak me lëng mollash para se ta lyeni bukën.
Preventivat tjera kundër ngulfatjes
- Evitoni të ngrënurit në automobil pasi që të ngrënit gjatë vozitjes është vështirë që të mbikqyrët.
- Në rast se e përdorni gomën për dhëmbët e porsa dalur të fëmijës suaj, atëherë të kini kujdes se ai mund ta mpij fytin e tij duke lozur me të dhe bile ta gëlltis gomën dhe me këtë të vijë deri tek ngulfatja.