Përdorni këtë udhëzues për të gjetur se çfarë ushqimi dhe çfarë sasie duhet të ushqeni foshnjen tuaj në periudha të ndryshme të zhvillimit, që nga lindja e gjer në 12 muaj. Mos u brengosni nëse fëmiu juaj ka më shumë apo më pak se sa në listën e mëposhtme – ato janë vetëm udhëzime.
Ju nuk duhet të njoftoni fëmiun me ushqimin, në ndonjë rregull të veçantë. Nëse doni të njoftoni fëmiun me ndonjë shije që me 6 muaj, vetëm përpara, edhe nëse nuk është e listuar tek ne deri në muajin e 8.
Më parë ishte konsideruar e rëndësishme që të pritet gjer në moshën 1 vjeç apo edhe 3 vjeç, para se të filloni me ushqimin që mund të shkaktojë alergji siç janë: vezët, peshku apo kikirikët. Ekspertët tani besojnë që shtyerja e konsumit të këtyre ushqimeve, nuk parandalon alergjitë e ushqimit.