Pediatërit gjer vonë kanë preferuar përdorimin e mishit në ushqim të foshnjave rreth muajit të 7, por hulumtimet e reja thonë që, mishi duhet të jetë një ndër gjërat ushqimore të para, nëse jo edhe e para, me të cilën duhet filluar kalimi në ushqim të fortë. Për ju, kemi ndarë disa detale të rëndësishme.
Gazeta pediatrike e gastroenterologjisë dhe ushqimit (Journal of Pediatric Gastroenterology and Nutrition), zbulon hulumtimin, ku preferohet mishi në ushqim të foshnjave që nga lugët e para, para se gjithash, sepse mishi në mes tjerash, është burim i rëndësishëm proteinash, hekuri dhe vitamina B12.
Fillimisht këshillohet përdorimi i mishit të tipit që është i pranishëm në ushqimin e tërë familjes, herë pas here duke i dhënë edhe lloje të tjera, që janë më rrallë të pranishëm në menynë e familjes.
Në vitin e parë të jetës, foshnja ka nevojë për shumë proteina dhe hekur, në mënyrë që të rritet dhe zhvillohet në mënyrë të drejtë. Artikulli ushqimor i cili kënaq këtë nevojë është pikërisht mishi. Shumë pediatër nuk e limitojnë mënyrën e pregatitjes së mishit, prandaj fëmijës mund ti ofroni edhe ndonjë mish të homogjenizuar nga shishet (mund të filloni me një lugë në mënyrë që gjer në muajin e 7, të arrini gjer tek shishja e plotë) apo mish të freskët të pregatitur vet (në këtë rast, filloni me 40 g mish të freskët, i cili zihet që më parë, dhe më pas blendohet (bluhet) dhe mund të përzihet me një lugë perime).