Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mëlmesat në ushqimin e foshnjave

Kur mund të fillojë ti përdorë mëlmesat në ushqimin e foshnjes?

Kanella mund të ndihmojë nëse foshnja ka diarre

Nëse dëshironi që ti shtoni mëlmesa ushqimit të cilin e përgatitni për fëmijët, keni kujdes dhe përdorini në sasi të vogla, sidomos nëse foshnja është shumë e vogël. Mëlmesat nuk kanë vlera të mëdha nutritive, por në ushqim shtohen që të përmirësojnë aromat.

Nëse foshnjes suaj gjer në moshën një vjeç dëshironi ti shtoni mëlmesa ushqimit të saj, atëherë më parë informohuni nëse mëlmesa e caktuar lejohet në ushqimin te foshnjave.

Cilat mëlmesa guxoj ti jap foshnjes, dhe prej cilës moshë?

• Gjethe dafine, majdanoz, selino, kopër, mund ti shtoni ushqimit të foshnjes mbi 9 muajsh.

• Qepë dhe hudhër, të përpunuar termikisht, mund ti jepni foshnjes që prej 8 muajsh, por në sasi të vogla.

• Vanillë mund ti shtoni ushqimit të fëmiut mbi 9 muajsh, ndërsa kanellë fëmijëve mbi një vjeç.

• Bimë aromatike si psh. rozmarinë dhe borzilok, të cilat shtohen në sallata dhe ushqime të ndryshme, mund ti përdorni tek mbas moshës dy vjeç.

A mund të jenë mëlmesat të dobishme për foshnjen time?

Shumë mëlmesa, të cilat i shtohen ushqimeve apo të cilat pregatiten si çaj, mund të jenë shumë të dobishme për foshnjat, si psh:

• Xhenxhefilli është i përkryer për problemet me stomakun, ndërsa kanella rekomandohet tek rastet e diarresë.

• Koriandëri ndihmon kundër gazrave dhe përmirëson apetitin.

• Xhenxhefilli rekomandohet kundër gazrave dhe problemeve me tretjen.

• Nenexhiku ndihmon tek problemet me tretjen por edhe me organet e frymëmarrjes.

A mund të bëjnë dëme mëlmesat tek foshnjet?

Mëlmesat sikurse piperi i bardhë apo i zi, mustarda, uthulla, dhe rrika mund të shkaktojnë sekrecion në stomak prandaj më mirë është që ti shmangeni atyre derisa të rritet fëmiu dhe derisa ti forcohet organizmi. Nëse pregatitni ushqim për tërë familjen, secili le ti shton mëlmesat sipas dëshirës, sepse vogëlushi nuk ka nevojë për përmirësim të shijes së ushqimit.

Poashtu, në disa raste mëlmesat e caktuara mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

A guxoj ti shtoj uthull apo acid limoni ushqimit të foshnjes?

Shumë artikuj ushqimorë të cilat i bleni përmbajnë uthull (turshitë) apo acid limoni (bonbonat, gjemët dhe kompostot). Uthullën dhe acidin e limonit, fëmijët më të vegjël se 2 vjeç nuk do të duhej ti konsumonin fare, ndërsa fëmijët më të mëdhenj se 2-3 vjeç mund ta përdorin vetëm në sasi të vogla, shumë të limituara.

/komuniteti