Në grupet e rrezikuara para së gjithash hyjnë:
• Fëmijët. Tek fëmijët egziston mundësia më e madhe që të zhvillohet alergjia se sa tek të rriturit. Por, ndonjëherë fëmijët i rrisin alergjitë, por mund të ndodh që për një kohë alergjia të mos jetë e pranishme ndërsa në të ardhmen të paraqitet përsëri.
• Personat të cilët në familje kanë raste me astmë dhe alergji. Rrezik më të shtuar nga paraqitja e alergjisë kanë personat tek të cilët në familjet e tyre egzistojnë raste me alergji në polen, ekzemë, urtikarie…
• Personat që vuajnë nga astma. Fëmijët dhe të rriturit të cilët vuajnë nga astma, kanë mundësi më të mëdha të rrezikohen nga paraqitja e alergjisë. Përveç kësaj, nëse veçse jeni alergjikë në diçka, egziston mundësia që të lajmërohet edhe një tip tjetër alergjie, në diç tjetër.