Uji më së miri mund të qetësojë etjen dhe të kompenzojë lëngjet e humbura, për këtë asgjë nuk mund ta zëvendësojë.
Nëse fëmiu pi lëng që t`ia heq etjen, që ndodh të pijë në sasi më të madhe, sepse lëngu është i ëmbël, dhe kjo më shumë do ta shtojë etjen. Me faktin që lëngjet përmbajnë sasi të madhe kalorish, tek fëmijët kjo nuk është e nevojshme, prandaj mund të ndodh që në vegjëli të kanë probleme me dhëmbët dhe me kilogramët e tepërt.
Lëngjet natyrale është e vërtetë që përmbajnë materie ushqyese në sasi të mëdha, por ato në të shumtën e rasteve përmbajnë edhe sheqer, e kjo vogëlushëve nuk iu duhet. Përveç kësaj, fëmijët që pijnë shumë lëngje mund të kenë apetit të dobët, probleme me barkqitje, me trashësi, me dhëmbë…
Në vend të lëngut, fëmiut mund ti jepni ndonjë copë pemë të freskët, por nëse doni që kohë pas kohe t`ia lejoni lëngun, tretni me ujë dhe limitojeni konsumimin në 120 – 150 ml në ditë.
Gjithashtu, shmangni lëngjet e gazuara nga fëmijët sepse përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe shpesh edhe kafeinë nga e cila fëmiu mund të ndjejë lodhje.