Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A ka nevojë foshnja për ujë?

A ka nevojë foshnja për ujë dhe çfarë sasie?

Mvarësisht prej temperaturës dhe lagështisë së ajrit por edhe aktivitetit të foshnjes, gjatë javëve të para të jetës, iu preferohet 80 deri në 100 ml/kg, dhe 140-160 ml/kg prej muajit të tretë gjer në muajin e gjashtë.

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri.

A guxon foshnja të pijë ujë?

Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit.

Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjen që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë. Megjithatë, nëse vendosni ti jepni foshnjes ujë gjatë gjashtë muajve të pare, këshillohuni më parë me pediatrin, sepse sasia e madhe mund ti bëjë dëm foshnjes, mund ti shkaktojë diare apo sëmundje të tjera. Barku i foshnjes është ende i vogël dhe nëse foshnja pi ujë do mbetet pak vend për qumësht i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e foshnjes.

Pse është uji i rëndësishëm për fëmijët?

Uji është i rëndësishëm për fëmijët sepse është përgjegjës për shumë funksione në organizëm (frymëmarrjen, rregullimin e temperaturës së trupit, ndihmon bartjen e materieve ushqyese nga qelizat në organizëm), është përbërësi kryesor i gjakut, lëngjeve të zorrëve, heq materiet e dëmshme nga organizmi me anë të urinës dhe djersës…

Cilin ujë duhet përdorë gjatë pregatitjes së ushqimit për foshnja?

Për pregatitjen e qumështit me formulë, më së shpeshti përdoret uji në shishe, me më pak minerale dhe i pagazuar apo uji i kroit por i vluar më parë. Megjithatë, është më i sigurtë të përdoret uji nga shishet, i varfër në minerale sepse në qumështin me formula gjenden të gjitha mineralet që i nevojiten foshnjes.

almedina (10 vite më parë)
Pershendetje.kam vajzen 2 muaj e gjys e ushqej me qumsht Hipp Combiotik.si mendoni ju a ka nevoj te pi uj vajza ime me qe jemi edhe ne prag te veres.temperaturat tash jan edhe me tlarta ju lus qe te me jipni nje pergjigje

/komuniteti