Tek lehonat, si pasojë e keq ushqyerjes (kapërcimi i shujtave, apetiti madh,…) lodhja apo stresi, shpesh vie gjer tek rritja e masës trupore. Njëra nga arsyet me siguri që është e pranishme edhe tek ju. Nuk keni arsye për brengosje – ushqimi i baraspeshuar do të ju ndihmojë që të tejkaloni problemin.
Ju këshillojmë që të ndiqni udhëzimet e mëposhtme, të cilat do të ju sigurojnë konsumim të mjaftueshëm kalorish, dhe njëkohësisht do të parandalojnë kilogramët e tepërt:
- Gjithsesi hani mëngjesin – siguron një fillim të shkëlqyer energjik për aktivitetet ditore dhe ndihmon që të konsumoni kaloritë të cilat më lehtë digjen se sa kur i tejkaloni shujtat;
- Hani kur jeni të uritur;
- Mos e leni anash përdorimin e bukës dhe drithërave! Është mashtrim i madh të mendohet që buka ju trashë! Le të bëhen drithërat baza e shujtës (hani oriz integral, drithëra,…);
- Hani ushqim të shumëllojshëm – aroma dhe shije të ndryshme që kalojnë edhe në qumësht – do ti ndihmojnë foshnjes tuaj që më lehtë të pranojë ushqimin e fortë;
- Konsumoni pemë dhe perime të freskëta në baza ditore (përmbajnë mineralet dhe vitaminat e domosdoshme, të cilat japin ndjenjën e vitalitetit,…);
- Përdorni qumështin dhe prodhimet qumështore me përqindje të ulët të yndyrës (shmangni kajmakun dhe djathërat me yndyrë të plotë);
- Mishin dhe peshkun konsumoni të zier apo të pjekur në furrë (do të ju sigurojë sasinë e përshtatshme të proteinave, vitaminës B6, B12, hekurin dhe zinkun përmes nevojave në periudhën e gjidhënjes);
- Shmangni ushqimin e ëmbël dhe të yndyrshëm ( keni kujdes në konsumimin e yndyrërave të fshehura dhe sheqerin në gjëra ushqimore siç janë: pershuta, gjalpi, ushqimi i përzhitur, lëngjet e gazuara, prodhimet “light”…);
- Shmangni lëngjet me sheqer shtesë (ato të gazuara, shurupet,…);
- Pemët e arrës (arrat, lajthitë, bajamet,…) përdorini në sasi të vogla;