Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqimi adekuat për shërimin e lëkurës

A janë ndryshimet në lëkurë pasojë e shtatzënisë?

Lëkura e thatë, aknet, ndryshimet në pigmente (hiperpigmentimi) – ngjyra e përforcuar e lëkurës, errësimi i ngjyrës së tenit të fytyrës, shenjat, pëllëmbët e skuqura, venat e zgjeruara, ënjtja e fytyrës, striat – janë më së shpeshti pasojë e shtatzënisë. Supozojmë se do të thuani, “për të gjitha i ka fajet shtatzënia”. Megjithatë, niveli i lartë i hormoneve gjatë shtatzënisë (të domosdoshme si “përkrahje” për bebin që po zhvillohet në barkun tuaj), ndryshimet metabolike – kanë ndikim direkt në gjendjen tuaj, jo vetëm në lëkurën tuaj, por edhe në mukozën, flokët dhe thonjtë tuaj.

Në cilën periudhë lajmërohen më shpesh ndryshimet në lëkurë dhe sa zgjasin?

Ndryshimet në lëkurë nuk janë saktësisht të lidhura me periudhën e caktuar të shtatzënisë. Disa lajmërohen vetëm gjatë shtatzënisë, përderisa të tjerat në këtë periudhë mund të përkeqsohen apo përmirësohen, disa paraqiten gjatë shtatzënisë e disa në periudhën e pas lindjes. Kur është në pyetje kohëzgjatja e ndryshimeve në lëkurë dhe flokë, më së shpeshti zgjasin gjatë tërë shtatzënisë dhe shumë shpejtë “kthehen” në gjendjen si para shtatzënisë.

Si të luftoj me ndryshimet në lëkurën time?

Ndiqni “abecenë” e kujdesit të lëkurës, e cila do të ju ndihmojë shumë që të zvogëloni apo madje ti shëroni ndryshimet e paraqitura:

a) Pastrimi i rregullt i lëkurës së fytyrës është mënyra më e mirë ti parandaloni apo ti trajtoni ndryshimet e lajmëruara (sidomos aknet). Fytyrën pastroni me mjete të buta, maksimalisht 2-3 herë në ditë (mos e teproni, sepse mund të shkaktoni efekt të kundërt – lëkuren dukshëm të thatë);

b) Mbroni lëkurën nga ndikimi i rrezeve të diellit (ndjeshmëria e dukshme në periudhën e shtatzënisë) – rrezet e diellit mund të shkaktojnë paraqitjen e hiperpigmentimit (ngjyrën e përforcuar të disa pjesëve të lëkurës, të ashtuquajtur “maska e shtatzënisë”). Përderisa shëtisni – mbani kapele dhe domosdo përdorni kremën e përshtatshme për rrezitje!

c) Keni kujdes kur është në pyetje përdorimi i grimit – shmangni preparatet që përmbajnë merkur (zhivë) dhe keni kujdes në afatet e tyre të skadimit.

d) Kur janë në pyetje striat – nuk do të jeni në gjendje ti largoni plotësisht, por u preferojmë që të keni kujdes në hidratimin e rregullt të lëkurës dhe shtimin në peshë gradualisht (e preferuar) gjatë shtatzënisë.

e) Hidratoni lëkurën tuaj rregullisht (sidomos barkun dhe gjoksin), me kremëra pa parfume (në mënyrë që të parandaloni irritimin e lëkurës) dhe me sapune të butë – do të zvogëloni kruarjen dhe thatësinë e lëkurës.

f) Gjatë motit të nxehtë, mbani veshur rrobe pambuku – parandalojnë kruarjen dhe irritimin e lëkurës;

g) Pastroni duart rregullisht me sapunë të butë dhe shmangni përdorimin e deterxhentëve të fortë (përdorni edhe dorëzat mbrojtëse) – do të zvogëloni irritimin, kruarjen dhe thatësinë e lëkurës;

h) Mbani shënime, ku do të shkruani çfarë ushqimi në çfarë kohe keni konsumuar dhe çfarë mjete kemikale keni përdorur – do të ju ndihmojë në zbulimin e shkakut të ndryshimeve në lëkurë apo mukozë;

A ka ndikim ushqyerja në paraqitjen e ndryshimeve në lëkurë?

Gjithsesi, ushqimi ka ndikim të përgjithshëm në gjendjen e organizmit, madje edhe në dukjen e lëkurës tuaj. Mund t`ua themi me siguri të plotë që ushqimi adekuat është pjesë përbërëse e kujdesit të lëkurës! Përdorimi i kremave të shtrenjta dhe losioneve për kujdesin e lëkurës, si para, gjatë dhe pas shtatzënisë, nuk është garanci që do ta mbajë atë të shëndetshme dhe të bukur.

Si ndikon ushqimi në lëkurë?

Me ushqim adekuat (përdorimi i gjërave ushqimore të përshtatshme dhe të pregatitura në mënyrë të drejtë) do të siguroni përbërësit nutritivë që ndikojnë në preventivën dhe sherimin e ndryshimeve në lëkurë:

- Ushqimi i cili përmban acide nukleike (mbrojtësit e qelizave trupore): tuna, salmoni, merluci, mëlçitë, mishi i pulës, bishtajoret – mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme;

- Gjërat ushqimore të cilat përmbajnë antioksidantë (gjatë shtatzënisë dobësohet mbrojtja antioksidante, prandaj është e nevojshme të rrisni konsumimin, e të ashtuquajturave, vitamina antioksidante), ndjeshëm do të kompenzojnë efektet e dëmshme të rrezeve të diellit. Në antioksidantet natyrore bëjnë pjesë: karotenoidi (beta karoteni, likopeni dhe luteini), flavonoidi dhe izoflavoni, vitamina A, C dhe E, minerali Selen dhe Zink, koenzima Q…U preferojmë që të keni kujdes në konsumimin e 3 antioksidantëve shumë të rëndësishëm: Vitamina C, beta karoteni (provitamina vitaminës A) dhe vitamina E.

- Vitamina C përmirëson dukjen e lëkurës (e domosdoshme për krijimin e kolagjenit në lëkurë) – parandalon shenjat e plakjes dhe mirëmbanë elasticitetin e lëkurës, është i domosdoshëm në sintezën e indit lidhës;

- Vitamina A është përkrahëse në pigmentimin e lëkurës, dhe është e domosdoshme edhe për shëndetin e epitelit të lëkurës dhe mukozës – bartet me ushqim përmes pigmentit të verdhë dhe të kuq nga pemët dhe perimet, i ashtuquajtur ß –karoten (i cili në organizëm bartet në vitaminën A);

- Vitamina E është një antioksidant i fortë – mbron lëkurën nga rrezet e rrezikshme UV dhe parandalon plakjen e lëkurës;

- Acidet esenciale yndyrore – me arsye mund ti quajmë edhe “rojet e lëkurës” – të cilat do ti konsumoni me anë të vajit të ullirit, misrit, lulediellit dhe peshkut;

- Proteinat, sidomos dy të cilat janë shumë të rëndësishme (për ndërtimin e kolagjenit dhe elasticitetin e lëkurës): cistina dhe lizina – cistinën mund ta gjeni në mëlçi, vezë, mish të pulës dhe në peshk, ndërsa lizinën në tuna, qumësht dhe në prodhimet qumështore;

- Vitaminat B komplekse janë vitamina shumë të rralla, të cilat organizmi mund ti sintetikojë, ndërsa mungesa bën ndikimin e drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e gjendjes së lëkurës (depigmentimi i lëkurës, thatësia e saj dhe ndryshimet inflamatore të lëkurës).

Cilat gjëra ushqimore mbrojnë lëkurën?

Në mënyrë që ta mbroni lëkurën (dhe ti zbusni pasojat) nga ndikimi i ndryshimeve të cilat përcjellin shtatzëninë dhe periudhën e paslindjes, ne u këshillojmë:

- Zgjedhni gjërat ushqimore të freskëta, të shëndetshme dhe organike të përgatitura menjëherë para shujtës;

- Përdorni gjërat ushqimore të cilat “ushqejnë” lekurën:

1. Drithërat – konsumojini të ziera (si desert), me pak sheqer dhe pemë arrash apo në kombinim me perime me gjethe jeshile (si sallatë) apo legume (për tretje) – do t`ju dhurojnë vitamina B komplekse dhe vitamina E. Do të ndikojë shumë mirë në lëkurën tuaj edhe orizi integral, pasta dhe pjekurinat nga mielli integral;

2. Perimet me gjethe jeshile: përmbajnë vitamina, minerale (sidomos hekur dhe kalcium) dhe posedojnë ndikim të lartë antioksidantë (ushqejnë lëkurën dhe e mbrojnë nga plakja e parakohshme). Natyrisht, mos i shmangni edhe llojet tjera të perimeve – nëse i konsumoni në formë sallate mos anashkaloni vajin (përparësi ka vaji i ullirit), i cili mundëson absorbimin e vitaminës A nga perimet. Përveç rëndësisë së vajit në absorbimin e vitaminës A, (respektivisht ß-karotenit), do të ju përmendim edhe faktin që perimet e ziera (karrota, spinaqi, brokoli…) kanë më shumë og ß- karoten, sesa perimet e freskëta;

3. Pemët e freskëta siç janë rrushi, pjepëri, dardhat, kumbullat dhe mollat e ziera, kur konsumohen para ushqimit janë shumë të mira për lëkurë (për këtë ju flet prania e vitaminës A dhe C). Për këtë arsye u rekomandojmë të hani edhe pemë arrash dhe fara;

4. Konsumoni supa nga bishtajoret, qumështi dhe prodhimet qumështore – do të ju sigurojnë proteina të plota dhe shumë lehtë të tretshme, si dhe aminoacide esenciale.

5. Vaji (sojës, misrit, lulediellit), sidomos vaji i ullirit ekstra i virgjër, duhet domosdo të futet në ushqim – antioksidantët dhe acidet yndyrore esenciale e ushqejnë lëkurën dhe e bëjnë atë më të shëndrritshme.

6. Përdorni mëlmesa siç janë kumini, korianderi dhe piperi i zi – përmirësojnë tretjen, ushqejnë lëkurën dhe e pastrojnë atë nga papastërtitë;

7. Vezët, çokolaten, gjalpin dhe kripën mos i konsideroni si “armikun” tuaj, konsumojini por në sasi të limituara – sepse përmbajnë karbohidrate, të cilat janë shumë të rëndësishme që të mbajnë lëkurën tuaj të shëndetshme;

8. Uji i domosdoshëm (1-2 litra në ditë) – për punën e drejtë të veshkëve si dhe i siguron lëkurës lagështinë e nevojshme. Sasitë e pamjaftueshme të lëngjeve në organizmin tuaj, më së pari do të manifestohen në lëkurën dhe mukozën tuaj, e cila do të bëhet e thatë dhe e pëlcitur.

9. Çaji jeshil – kafenë tuaj të preferuar, mund ta zëvendësoni me këtë lëng jashtëzakonisht të çmuar – i cili përmban vitamina, minerale, kafeinë, polifenol (katein) që ndikojnë si antioksidantë, antimutagjenë, antikancerogjenë, antiinflamatorë (parandalojnë pezmatimin) dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet UVB;

Kur është në pyetje ushqimi dhe gjendja e lëkurës time, çfarë do të duhej të shmang me qëllim mbrojtjeje?

Shmangni gjërat ushqimore të konzervuara, të ngrira, të përpunuara industrialisht dhe mbetjet e ushqimeve paraprake – kanë më pak vlera ushqyese – vlerat e çmuara nutritive humbin gjatë qëndrimit, gjatë konzervimit, gjatë trajtimit me nivele të larta dhe të ulëta të temperaturës. Këtë lloj ushqimi organizmi e tret më gjatë, toksinet “grumbullohen” në organizmin tuaj, zvogëlohet qarkullimi i gjakut – si rezultat është që lëkurës i "privoni" të ushqyerit dhe proceset natyrore që spastrojnë, që favorizojnë shfaqjen e ndryshimeve në lëkurë.

Shmangni zierjen e perimeve dhe pregatitjen në mikrovale – humbin antioksidantët e rëndësishëm. U preferojmë zierjen me avull. Harroni ushqimin e fërguar, mishin e yndyrshëm dhe prodhimet gjysmë të thata (sallamin, proshutën), salcat, alkoholin, ëmbëlsirat – i bëjnë barrë të panevojshme mëlçisë, gjë që do të reflektohet në lëkurën tuaj. Konsumoni ushqim të freskët apo zieni në avull!

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: