Uji ndihmon që të shëroheni sa më shpejt pas lindjes, prandaj lehonat duhet të konsumojnë ujë në mënyrë që ti kompenzojnë lëngjet e humbura gjatë lindjes si dhe energjinë. Dehidrimi mund të jetë shumë i rrezikshëm, prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet harruar që të konsumoni sasi të konsiderueshme të ujit.
Konstipacioni (kapsllëku) është një ndër shenjat e mungesës së ujit në organizëm, që për nënat e reja mund të paraqet problem serioz, prandaj nëse keni probleme me jashtëqitje, rrisni konsumimin e ujit si dhe të fibrave.
Ligështia, marramendja, pagjumësia, shtypja e ulët, kokëdhembja, si dhe urinimi me ngjyrë të errët dhe i turbulltë janë poashtu shenja të dehidrimit. Për këtë arsye keni kujdes që të mos pini ujë vetëm kur jeni të etura, sepse edhe kjo është një shenjë dehidrimi të lehtë.