Nuk egziston ushqimi ideal për forcimin e rezervave të energjisë suaj. Mundohuni që për mëngjes, në vend të bukës së bardhë, gjemit apo mjaltës, të hani bukë integrale apo grurë me shumë kokrra, jogurt pemësh me drithëra apo krunde. Këto do të ju sigurojnë një burim më jetëgjatë të sheqerit sepse treten më lehtë.
Hani disa herë gjatë ditës. Mos lejoni që kujdesi për foshnjen t`ju ndal që të kujdeseni për veten. Mos mbani dieta të ashpra, sepse kilogramët do të bien me kohë. Konsumoni shumë lëngje, sepse gjidhënja kërkon shumë lëngje, dhe nëse nuk i siguroni rrezikoheni të dehidroni.
Hani pemë të freskëta. Pemët do të ju sigurojnë kthim të shpejtë të energjisë nëse jeni të lodhura. Mos konsumoni prodhime të gatshme të cilat premtojnë ekplozion të energjisë. Ato shpesh përmbajnë shumë sheqer dhe kanë shumë kalori. Sigurojini vetes gjumë të mjaftueshëm dhe ndihmë në shtëpi.