Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vaji i ullirit në ushqimin e foshnjave

Vaji i ullirit është burimi kryesorë i yndyrërave dhe mëlmesë për shumë ushqime të fëmijëve

Mënyra e ushqyerjes mediterane çdo ditë e më shumë po fiton rëndësi edhe në vendet jashtë asaj zone gjeografike. Nutricientët pajtohen që bëhet fjalë për ushqyerje të shëndetshme.

Vaji i ullirit është burimi kryesorë i yndyrërave dhe mëlmesë për shumë ushqime, i cili ka përparësitë e njohura tashmë para yndyrërave me origjinë shtazore. Sidomos vaji ulliri i virgjër, i fituar nga shtypja e ftohtë e fryteve të ullirit. Futjen e këtij artikulli ushqimorë në menynë e fëmijëve e rekomandojnë specialistët qysh në fillim të ushqyerjes, poashtu edhe më vonë në ushqyerjen me gishtërinj apo qumështin formula me ushqim joqumështorë.

Vajin e ullirit më së miri është që ta shtoni të freskët, në ushqimin e perimeve tashmë të përfunduar. Përbëhet nga acidet yndyrore, prej të cilave 74,45% të pangopura, 16,16% të ngopura dhe 8,84% të tejngopura, ndërsa me këtë përbërje dhe masë është ideal për organizmin e foshnjave.

Yndyrërat me prejardhje shtazore siç është gjalpa (i cili ishte artikulli kryesorë në ushqyerjen e foshnjave para 30-40 vitesh), ka përbërje të kundërt nga vaji i ullirit, përmbanë më shumë acide yndyrore të ngopura, të cilat kontribojnë në mbledhjen e kolesterolit LDL (Low density cholesterol). Përkundër, acidet e yndyrërave të pangopura me të cilat është i pasur vaji i ullirit rrisin aktivitetin e kolesterolit të “mirë” HDL (High density cholesterol), i cili ka rol jetësorë – mbron muret e enëve të gjakut.

Për fëmijët, acidet yndyrore janë shumë të rëndësishme sepse hyjnë në strukturën e trurit dhe rrjetën e syrit. Vaji i ullirit është i pasur edhe me antioksidantë, gjegjësisht me substanca që parandalojnë plakjen e qelizave të trupit duke bllokuar derivatet tjera të dëmshme - radikalet e lira (të prodhuara në qeliza gjatë procesit të oksidimit dhe lirimin te energjisë).

Ndoshta ju duket e pazakontë të diskutohet rreth plakjes dhe aterosklerozës kur bëhet fjalë për ushqyerjen e foshnjave, por në fakt nuk është sepse ushqyerja gjatë fëmijërisë ndikon në shëndetin e personit të rritur, dhe secili fëmijë është një person i ardhshëm i rritur.

Cilin vaj ulliri duhet zgjedhur?

Sigurisht që vaji i ullirit ekstra i virgjër është më i mirë, i cili përfitohet gjatë procesit mekanik, dhe jo atij kimik. Niveli i aciditetit është shumë i ulët dhe nuk kalon 1%, që është i rëndësishëm për shije dhe aromë të ushqimit.

Disa vende si psh. Italia, prodhon vaj ulliri të veçantë për fëmijët e vegjël nga ullinj të përzgjedhur, të pasur me vitamina A, D, E dhe B6, të domosdoshme për zhvillimin e fëmijëve.

Si duhet përdorë?

Më së miri është që ta përdorni të papërpunuar, në ushqim tashmë të përgatitur. Në këtë mënyrë ai nuk i humbet vlerat ushqyese dhe më lehtë tretet. Për fillim mjafton shtesa prej 5 gramësh, gjegjësisht një lugëz e vogël në një vakt ushqimi.

Ruajeni në temperaturë nga 10 – 15°C, të mbrojtur nga rrezet e diellit (tradicionalisht, gjithmonë në këtë mënyrë është ruajtur vaji në vendin tonë – në ambiente të errëta). Duhet patur kujdes një vit pas prodhimit, sepse mund të oksidohet duke fituar një aromë dhe shije të keqe.

Cilat janë anët e mira të vajit të ullirit?

• Lehtëson absorbimin (asimilimin) e vitaminave në yndyrëra A, D, E dhe K.

• Vitamina A është vitaminë mbrojtëse e lëkurës dhe mukozës, e dobishme për zhvillimin në përgjithësi, veçanërisht shikimin.

• Vitamina D ndikon në rritjen e drejtë të dhëmbëve dhe eshtrave, sepse mundëson absorbimin e mineraleve, kalciumit dhe fosforit përmes mukozës së zorrëve dhe futjen e tyre në eshtra.

• Vitamina E ka rol të rëndësishëm në kuptimin e mbrojtjes së organizmit, rritjen e qelizave të kuqe të gjakut, ndikon si antioksidant, dhe në mirë funksionimin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

• Vitamina K merr pjesë në procesin e koagulimit të gjakut.

• Ngadalëson plakjen e qelizave, sepse përbërësit e saj - antioksidantet parandalojne formimin e radikaleve të lira (pjeset e molekulave që oksidohen në kontakt me oksigjenin) përgjegjës për degjenerimin (përkeqësimin dhe ndryshimin në strukturë) e qelizave.

• Ndikon në aktivitetin e zorrëve, sepse me zbutjen e jashtëqitjes përshpejton shkarkimin etyre.

• Poashtu ajo shkakton tkurrjen e tëmthit, dhe sa më të shpeshta që janë tkurrjet e tëmthit aq më i mirë është aktiviteti i zorrëve.

• Parandalon çrregullimin e qarkullimit të gjakut. Në saje të përmbajtjes së acideve yndyrore të pangopura ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Acidet yndyrore të pangopura në të vërtetë punojnë së bashku me kolesterolin HDL ("të mirë"), i cili liron arteriet e depozitave të dëmshme të kolesterolit LDL.

/komuniteti