Kur përmenden ditëlindjet, festat apo ndonjë aheng tjetër, fëmijët gjithmonë gëzohen shumë. Shumica e tyre mendojnë për tortën, ndërsa shumica e nënave konsiderojnë sheqerin gjithsesi të pranishëm në ëmbëlsirat e domosdoshme. Si ta shmangim?
Në vizita, sheqerit nuk mund ti shmangeni por nëse tortën apo ëmbëlsirat tjera i pregatitni në shtëpi keni parasysh që sheqeri nuk bën pjesë në gjërat ushqimore të domosdoshme për jetë, se ai është mjaft i pranishëm në qumësht, në karbohidrate, në pemë dhe shumë lloje perimesh.
Për këto arsye ai mund të dozohet në mënyrë më të shëndetshme dhe nuk duhet shtuar në qumësht apo në sallata pemësh.
Mos harroni që shija e ëmbël krijon shprehi!
Më mirë është të anuloni përdorimin e sheqerit dhe ta mësoni fëmijën tuaj me nivele të ndryshme të ëmbëlzimit.
Kur vendosni që të përdorni sheqerin në ushqimin e fëmijës mos u limitoni vetëm në sheqerin e bardhë të rafinuar por ndërroni shijen me mjaltë apo me sheqer ngjyrë kafe.
Tortë pa sheqer, si është kjo e mundur?
Ndoshta nuk është, por kur pregatitni tortë në shtëpi mund ti ndryshoni sasinë e sheqerit sipas dëshirës dhe kështu mund ta zvogëloni dozën e sheqerit madje gjer në ¼ e sasisë që përshkruhet në recetë.
Kjo është plotësisht e mjaftueshme për vogëlushët.