Qumështi në periudhën foshnjore është ushqimi kyç, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për qumështin e nënës apo substancat me bazë qumështi lope (qumështi i adoptuar për foshnja). Të gjithë pediatrit pajtohen, por edhe shumë prindër që qumështi i nënës është ushqimi më i mirë për foshnjat, sepse siguron të gjithë përbërësit dhe faktorët mbrojtës. Preferohet që gjidhënja të zgjas së paku gjer në 6 muaj, por mvarësisht prej mundësive të nënës madje edhe gjer në 1 vit.
Kur nëna nuk ka qumësht apo nuk ka mjaftueshëm, atëherë zgjedhja e vetme është zëvendësimi industrial me bazë të qumështit të lopës, gjegjësisht qumështi i adoptuar, i cili plasohet në treg me firma të ndryshme tregtare.
Vlen të thuhet që ky lloj ushqimi është i rregulluar shumë ashpër në aspekte higjienike dhe kualitative, sipas udhëzimeve kombëtare apo ndërkombëtare. Ushqime të tilla, shiten në formë pluhuri, të cilat para përdorimit pastrohen në ujë të nxehtë e të pastër dhe në formë të lëngshme, të cilat janë të gatshme për t`u përdorur menjëherë pas ngrohjes.
Edhe pse në dhjetë vitet e fundit është bërë një përparim i madh në aspektin e teknologjisë dhe paketimit, mbetet fakti që “formula” e ushqimit për foshnja, ndahet në atë për foshnja, për moshën gjer në 6 muajshe dhe pas 6 muajsh vetëm zëvendësimi për qumështin e nënës i cili siguron rritje dhe zhvillim normal të fëmijës.
Adoptimi i qumështit të lopës për përdorim në ushqim për foshnja, përbëhet nga yndyra, vitamina, minerale dhe gjëra të tjera. Në mes të qumështit të lopës dhe njeriut, egziston një dallim i madh në kualitet, sidomos në përmbajtjen e mineraleve dhe acideve yndyrore individuale.
Sipas shkallës së adoptimit të qumështit të lopës, formulat i ndajmë në ato plotësisht të adoptuara, ku me vetëdije imitohet përmbajtja mesatare në qumështin e nënës dhe ato pjesërisht të adoptuara, ku këto formula janë përshtatur vetëm për komponentet kryesore.
Rreth asaj se nëse është, apo se sa është, qumështi i lopës i përshtatshëm për sistemin pazhvilluar të tretjes së fëmijës, është debat që zgjat edhe në ditët e sotme, por mbetet fakti që qumështi i lopës është baza më e mirë për procesin e adoptimit në të cilin vendoset përbërja e cila i afrohet shumë qumështit të nënës. Në vitet e fundit, ushqimit për foshnje, i janë shtuar trigliceridet dhe omega-3 acide yndyrore (EPA, DHA).
Kur bëhet fjalë për fëmijët mbi 12 muajsh, qumështi i lopës mund të jetë ushqim i mirë sepse siguron burime të energjisë, proteina, yndyrëra dhe kalcium, por njëkohësisht, mund të shkaktojë edhe probleme me jotolerancën në laktozë, alergji në proteinat e qumështit të lopës (kazeina, laktaalbumina) etj.
Për këtë arsye, ka pediatër të cilët rekomandojnë qumështin e pastër të lopes, tek pas vitit të dytë të jetës. Vlen të theksohet edhe një fakt, dhe ky është që qumështi i lopës, për shkak të mënyrës së posaçme të ushqyerjes së lopës, mund të jetë i kontaminuar me mbetje pesticidesh, pleh, ilaçe veterinere (hormone dhe antibiotikë).