Një gjë është e qartë - të dashuruarit e vërtetë në Çokolino janë të gjithë fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël.
Dikur bebe dhëmbace, që qitnin gjithçka përjashta me pështymë, përveç Çokolinos, sot janë nxënës të shkollës për të cilët gjëja e parë që bëjnë kur arrijnë në shtëpi është shujta e Çokolinos. Gënjejmë! Gjëja e parë që bëjnë është që fluturimthi ta gjuajnë çantën në dysheme. Pastaj nxitojnë drejt e në kuzhinë (shpesh harrojnë që të zbathen!) dhe për një çast e përziejnë Çokolinon. Ashtu, me qumësht, sepse Çokolino që mund të prehet me thikë është ajo masa e tyre e vërtetë! Janë tashmë mjaft të rritur dhe të pavarur që të dinë se çka u pëlqen.
Të dashuruar të vërtetë në Çokolino janë edhe zonjat të cilat para njëzet vitesh bënin marrëzira pas“boy bendeve”, ngjitnin posterë në muret e dhomës dhe shkulnin flokët me vëllanë pak më të vjetër. Sot këto zonja kujdesen për reputacionin dhe dukjen e tyre – rregullimin e flokëve, nuk i shkulin ato, por detyrimisht në dollapin e kuzhinës mbajnë kutinë e Çokolinos. Për ditët kur kanë nevojë për diçka të ëmbël, por që nuk dëshirojnë ta prishin dietën, apo thjesht kur duan një shujtë të lehtë dhe të ushqyeshme... apo kur befas hasin në reprizë të serialit“Miqtë” dhe kthehen në fëmijëri dhe darkën e përmbyllin me një pjatë Fit Çokolino të nxehtë, të shtrira me rehati mbi divan.
Dhe ai“studiuesi përmendsh”, të cilin e ka kapur sikleti i afatit vjeshtor të provimeve, dhe që e ndrydh atë skriptin e huazuar deri në orët e vona të natës dhe “gëlltitë gogëlushe”rreth metodave kuantitative dhe kualitative të hulumtimit.
Përveç gogëlusheve, gëlltitë edhe Çokolino. Është i lumtur, sepse nëna i ka dërguar rezerva të Çokolino Plus. Ajo e di se do të ketë nevojë për atë energji. Nënat gjithmonë e dinë se çfarë është ajo më e mira!
I dashuruar i vërtetë në Çokolino është edhe babi në pushim të lehonisë, i cili e ushqen me kujdes “nazeliun” e tij, sipas parimit - “njëëëëëë lugëz për bebëëëën, dy lugëza për babiiiin”. Po, po, edhe ai e adhuron Çokolinon, sepse përgatitet shumë shpejt dhe thjeshtë, por edhe më shpejt zhduket.
Pra, të dashuruar të vërtetë në Çokolino jemi edhe ti, edhe unë. Edhe motra jote pak më e vogël. Edhe “cimeri” yt. Edhe shefi yt. Sepse, Çokolino të gjithëve na përcjellë që nga fëmijëria më e hershme. Dhe Gete (Goethe) thotë se vetëm njeriu më i madh mbetet fëmijë! Lino, natyrisht, pajtohet me këtë.
* Artikull i sponzorizuar nga Lino