Fëmijët të cilët hanë në grupe të mëdha, hanë trefish më shumë ushqim sesa fëmijët të cilët hanë në shoqëri të vogla, - theksojnë shkencëtarët amerikan.
Hulumtuesit e Univerzitetit te Michigen-it kishin ndjekur në një kopsht, shprehitë e ushqimit të 54 fëmijëve nga mosha 2,5 deri 6,5 vjeç.
Arritën në përfundim se fëmijët të cilët hanin në grupe prej 9 vetësh hanin më shumë ushqim se sa fëmijët që ndërkohë hanin në grupe prej 3 vetësh.
Shkencetarët besojnë se niveli i lartë i zhurmës dhe aktiviteteve të grupit ndikojnë në konsumimin më të madh të ushqimit. Gjithashtu, shpresojnë që ky rezultat mund të shërbejë në luftimin kundër trashësisë tek fëmijët.