Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjellërat e ziera për fëmijët

Gjellërat e ziera janë më të përshtatshmet për fëmijët me probleme me dhëmbët

Nga përkufizimi, gjellërat janë të klasifikuara si ushqime të pavarura, dmth mund të përbëjnë një vakt në tërësinë e tyre. Por është e mundur që gjellërat krijohen si pjesë e një vakti kompleks.

Mvarësisht se cilët artikuj ushqimorë përdoren, ato ndahen në:

• Gjellërat e ziera me perime

• Gjellërat e ziera me mish

• Gjellërat e ziera me vezë, pasta dhe oriz

• Gjellërat e ziera makrobiotike

• Gjellërat e ziera vegjetariane dhe

• të tjera.

Parimi i përgatitjes: ushqimet shtohen në një enë sipas recetës dhe vendosen në zjarr të ulët të zihen, derisa të fitohet butësia e kërkuar e tërë ushqimit. Mvarësisht prej strukturës, gjegjësisht, fortësisë, ato mund të shtohen në mënyrë selektive, apo në intervale të caktuara në mënyrë që të shmanget njëtrajtëshmëria e fortësisë së ushqimeve të caktuara, të ushqimit të gatshëm. Gjellërat e ziera me teksturën e tyre të butë, janë pikërisht ato më të përshtatshmet për fëmijët të cilët kanë problem me rritjen e dhëmbëve.

Gjërat ushqimore mund të shtohen në yndyrën e ngrohur që më parë, në të cilën është qepa e pregatitur derisa ka marrë ngjyrë të artë. Për pregatitjen e shumicës së gjellërave tradicionale, është përdorur edhe kavurdisja në mënyrë që ushqimi të arrijë kompaktësinë. Gjellërat për fëmijët mund të pregatiten nga patatet, karrotat, bizelet, kungulleshkat, lakra…

Shtesën e mishit përshtatni preferencës së fëmijës. Nëse fëmija në ushqim shmang mishin, atëherë mishin në gjellëra prejeni në copëza shumë të vogla. Gjellërat e ziera mund të pregatiten me shtesa të supave.

Përbërësit janë shumë të rëndësishëm gjatë pregatitjes së gjellërave të ziera, në mënyrë që të mos dominojë ndonjëra me shijen dhe aromën e saj.

Shumica e gjellërave të ziera mund të ringrohen, përveç gjellërave të cilat përmbajnë patate dhe spinaq. Më të mirat janë ato të pregatitura të freskëta dhe të ziera jo shumë gjatë, për arsye se i rruajnë më shumë vlerat e sasive nutritive.

Gjellërat e ziera konsumohen me lugë dhe nëse përdoren sasi të matura të yndyrës, nuk kanë ndonjë vlerë kalorike. Për fëmijët të cilët janë të orientuar nga konsumimi i tepruar i ushqimeve të ëmbla, grickat dhe ushqimet e shpejta (fast food) dhe shmangin konsumimin e perimeve, preferohet konsumimi i gjellërave të ziera më së paku tre herë në javë.

Duhet theksuar se fëmijët ndonjëherë shmangin ushqimin e fortë për shkak të problemeve me dhëmbët. Nëse kanë humbur dhëmballët, ata nuk janë në gjendje ti përtypin gjërat ushqimore dhe kjo shpesh u shkakton dhimbje. Prandaj, gjellërat e ziera janë më të përshtatshmet për fëmijët me probleme të tilla.

Donika Krasniqi (11 vite më parë)
Une qe nga mosha 7 muash dreken gjithmon Donylit ja kam pregaditur kesisoj me perime dhe mish kuptohet gjithmon duke ja nderruar shijet dhe pa pier te kuq dhe djali tanime ka 2 vite e gjysme dhe eshte shume i shendetshem vital, aktiv dhe shume dinamik.Ju sygjeroj nena te dashura qe nje shujt ne dite ta ushqeni kesisoj femijen tuaj.Faleminderit

/komuniteti