Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Fëmijët dhe ëmbëlsirat

Fëmijët i duan ëmbëlsirat. Nëse mësohen që në vegjëli të hanë gricka të ndryshme, çokolata, bonbona, ata do të mësohen me shijen e tyre të ëmbël dhe do të duan ti hanë ato çdo ditë.

Të rriturit i japin fëmijëve ëmbëlsira më së shpeshti nga shprehia: “të gjitha hanë ëmbëlsira, prandaj edhe fëmijët e mi”, këtë do e ndëgjoni më së shpeshti.

Jo rrallëherë ndodh që gjatë shëtitjes në park, në shtëpi, apo në gosti, madje edhe në dyqane, fëmijëve iu japin ndonjë bonbone, çokolatë, apo qese të patatinave. Kjo shprehi e fëmijëve i bën ata konsumues të rregullt të shumë ëmbëlsirave dhe prodhimeve të njelmëta të cilat nuk përmbajnë asnjë përbërës ushqyes.

Nëse fëmiu juaj më me dëshirë i ha çokolatat apo grickat sesa drekën apo darkën, ja disa këshilla të cilat i kanë pregatitur ekspertët e Universitetit të Miçigenit, të cilat mund të ju ndihmojnë që të zvogëloni sasinë e ëmbëlsirave të cilat fëmijët në raste të shpeshta do ti hanin:

• Lejojini një sasi të caktuar të ëmbëlsirave, por mos i heqni tërësisht nga ushqimi fëmiut. Nëse bëni tabu nga ëmbëlsirat, fëmiu vetëm se do të dëshirojë më shumë ti hajë. Prandaj ëmbëlsira – po, por me masë.

• Kur mos mbani pako të shumta të ëmbëlsirave në kuzhinë. Nëse fëmijët tuaj e kuptojnë që nëpër raftet e kuzhinës ka pako çokolatash apo bonbonash, ai natyrshëm do të dëshirojë ti hajë ato në moment. Më mirë mbani pemë të thata apo të freskëta.

• Kur ti jepni fëmiut ëmbëlsirë, bëjini të ditur sasinë e ëmbëlsirës e cila i lejohet për atë rast. Nëse thoni “do ta kesh një copë” atëherë fëmiut jepini vetëm atë sasi.

• Mundohuni ti ruani embelsirat per desert, ne vend qe ti jepni ato si zevendesim ne mes shujtave kryesore. Mes shujtat do te duhet te permbanin peme apo qumesht (ushqime qumeshtore). Ne kete menyre, femiu nuk do te beje shprehi te haje embelsira mes shujtave.

/komuniteti