Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vizitat e kontrollimit me ultrazë

Vizita e parë me ultrazë

Vizitë e dytë me ultrazë është shumë emocionuese sepse nëna e ardhshme për herë të parë do ta sheh foshnjen e saj e cila duket tashmë si një njeri i vogël

Vizita e parë me ultrazë zakonisht bëhet pas mungesës së menstruacioneve shkaku i vërtetimit të shtatzanisë. Në këtë vizitë shikohet se sa foshnja janë në mitër dhe a janë evidente të rrahurat e zemrës, ndërsa në bazë të gjatësisë së foshnjes përcaktohet data mundshme e lindjes.

Vizita e dytë me ultrazë

Shtatzëna, vizitën e dytë të ultrazërit duhet ta bëjë në mes të javëve 11 dhe 14 të shtatzanisë. Në këtë vizitë do të shihet koka e foshnjes, barku, duart me gishtërinj, këmbët, shputat, akcioni zemrës, mjeku do të mat gjatësinë e foshnjes dhe do të konfirmojë moshën e shtatzanisë. Poashtu matet edhe trashësia përreth qafës së foshnjes (transulensioni i zverkut), i cili tregon sa çfarë janë mundësitë që foshnja të ketë kromozomopati.

Kjo vizitë me ultrazë është shumë emocionuese sepse nëna e ardhshme për herë të parë do ta sheh foshnjen e saj e cila duket tashmë si një njeri i vogël. Merrni me vete edhe ndonjë pjesëtar të familjes së foshnjes.

Vizita e tretë me ultrazë

Në periudhën në mes të javëve 20 dhe 24 të shtatzanisë bëhet vizita e tretë me ultrazë. Tani foshnja është rritur dhe mund të vërehen detalet – nga koka gjer te këmbët. Do të shihni kokën, fytyrën, buzët, hundën, duart me gishtërinj, shputat…Mjeku do ti kontrollojë mushkëritë, shputat, kurrizin dhe zemrën. Do ti dëgjoni të rrahurat e foshnjes. Në këtë mënyrë, nëse nuk shihen probleme, me siguri relative mund të themi që foshnja duket mirë. Por duhet ta kemi parasysh që ultrazëri nuk është i mbinatyrshëm! Në këtë periudhë mund të shihni edhe gjininë e foshnjes, e cila shihet që në javët 15-16 të shtatzanisë, por jo gjithmonë. E gjitha para kësaj është relativisht e pasigurtë…

Nëse kjo vizitë me ultrazë tregon që diçka nuk është në rregull me foshnjen mund të bëni edhe analiza të tjera të kromozomeve, siç është me nxjerrjen e gjakut nga kërthiza e foshnjes. Edhe në këtë vizitë mund të merrni ndonjë pjesëtar të familjes me vete, ata të cilët me padurim e presin foshnjen. Nëse është e nevojshme në këtë vizitë mund të bëhet kontrollimi i zemrës së foshnjes – ehokardia fetale.

Vizita e katërt me ultrazë

Më së miri është që ta bëni në mes të javëve 30 – 34 të shtatzanisë. Në vizitën me ultrazë mjeku do të masë gjatësinë e foshnjes, peshën e foshnjes, do të shikojë nëse ajo po përparon mjaft dhe në mënyrë të drejtë, do të kontrollon placentën dhe sasinë e lëngut amniotik. Mjeku përsëri do të kontrollojë të gjitha pjesët e trupit të foshnjes, sidomos nëse lajmëroheni më herët, në mes të javëve 30 – 32. Pas kësaj është e vështirë të shihen të gjitha pjesët e foshnjes sepse ajo tashmë është e madhe dhe merr pozitën e saj tipike – me këmbë dhe duar të shtrira dhe kokë ka gjoksi.

/komuniteti