Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Matjet gjatë vizitës me ultrazë

Çfarë shikon mjeku gjatë vizitës me ultrazë?

Gjatë vizitës së kontrollimit me anë të ultrazërit, shikohen të gjitha pjesët e foshnjes – nga koka gjer te këmbët. Mjeku kontrollon se a i ka foshnja të gjitha që duhet ti ketë dhe a shihet diçka që është jashtë normales. Kontrollon se a është kafka e foshnjes në rregull, si duket truri, fytyra, a ka plasaritje buzësh, si duket zemra, sa gishtërinj ka foshnja, si duken këmbët, si flukset kërthiza në murin e përparmë të barkut, si duket kurrizi…

Çfarë matet gjatë vizitës me ultrazë?

Në ultrazë, mjeku me ndihmën e aparatit do të masë veç e veç të gjitha pjesët e trupit, që të shihet sa është foshnja e madhe dhe se sa po përparon. Që ta keni më të qartë se çfarë po shikoni dhe çfarë po masim përderisa e shikojmë foshnjen, ne e kemi bërë një tabelë me shkurtesa të cilat përdoren gjatë vizitës. Secila shkurtesë paraqet secilën pjesë të foshnjes të cilën po e mat mjeku. Gjithmonë duhet ta keni parasysh që standardet e matjes janë të ndryshëm dhe secila foshnje është e ndryshme – për shkak të bazës gjenetike por edhe për shkak të kushteve në të cilat po rritet.

 

Masa e kafkës

BPD – hapsira në mes të dy eshtrave parietal (diametri biparietal)

OFD – hapsira në mes të qafës dhe ballit (diametri okcipitofrontal)

HC – përmasa e kokës

 

Masa e trurit

Va – gjerësia e bririt të përparmë të pjesës anësore të trurit

Vp – gjerësia e bririt të prapmë të pjesës anësore të trurit

Hem – gjerësia hemisferës (e gjysmës së trurit)

TCD – gjerësia e trurit të vogël (diametri transcerebral)

CM – gjerësia e pjesës pas trurit të vogël

 

Masa e qafës

NN – trashësia e qafës (rrudha e zverkut)

 

Masa e fytyrës

IOD – hapsira në mes të thellësirave të syve (diametri interorbital)

NK – gjatësia e kockës së hundës

 

Masa e trupit

AC – përmasa e belit (cirkumferencioni abdominal)

FL – gjatësia e kockave të femurit (kërci)

HL – gjatësia e krahëve (humerusi)

/komuniteti