Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë është ultrazëri?

Çfarë është ultrazëri?

Ultrazëri paraqet lëshimin e valëve ultrazanore të frekuencave të larta në mitër. Ato rrefuzohen nga foshnja, dhe mvarësisht se nëpër çfarë dendësie të muskujve kalojnë, atë fotografi ne e marrim. Për shembull, pasi që eshtrat janë dendësi e madhe, ato shihen si një objekt i bardhë, ndërsa uji i foshnjes që ka dendësi të vogël, ai duket vetëm errësirë në ekran.

Si bëhet ultrazëri në shtatëzani?

Ultrazëri mund të bëhet përmes vaginës dhe përmes barkut. Përmes vaginës bëhet zakonisht në shtatëzaninë e hershme dhe ndonjëherë gjatë tremujorit të parë, kur fetusi është i vogël dhe duhet ti afrohemi për ta parë më mirë, sidomos kur duhet parë qafa mitrës, ndërsa përmes barkut mund të bëhet kur të jetë beba më e madhe.

Pse bëhet ultrazëri?

Ultrazëri bëhet për disa arsye, të cilat janë të ndryshme për periudha të ndryshme të shtatëzanisë. Në fillim, për të parë se a jeni shtatëzënë dhe ku është shtatëzania, a është fetusi gjallë dhe sa fetuse ka mitra, si dhe të dijmë kohën e shtatëzanisë.

Në tremujorin e parë ultrazëri bëhet që të shohim se si po përparon bebi, a i ka të gjitha që i nevojiten, mos ka ardhur deri te ndonjë zhvillim anomalie, dhe të shohim se sa kemi të bëjmë me rreziqe individuale me bazë trashëgimie.

Në tremujorin e dytë ende ndjekim përparimin e bebit, shikohet anatomia detalisht, kontrollohet sasia e ujit të bebit dhe mirret gjendja e bebit, ndërsa në të tretin të gjitha poashtu, matet edhe madhësia e bebit.

A mund ti bëjë dëm, ultrazëri bebes?

Hulumtimet kanë treguar që ultrazëri nuk mund ti bëjë dëm bebit.

A mund të shihet gjinia e bebes në ultrazë?

Po, por me kalimin e kohës së shtatëzanisë, përcaktimi i gjinisë bëhet edhe më i lehtë. Gjinia mund të dallohet që nga java e 16-të, por më së miri është që të pritet gjer në javën e 21-të sepse që nga ajo javë suprizat kanë më pak mundësi që të ndodhin.

Në disa raste: vendosja jo shumë e mirë e bebes, mosshtrirja e këmbëve, apo nëse nëna është shumë e dobët apo me zvogëlimin e sasisë së ujit të fetusit – nuk është e mundur të përcaktohet gjinia.

A shkakton ultrazëri dhembje?

Jo, por nganjëherë mund të jetë jo shumë i këndshëm, sidomos nëse bëhet përmes vaginës, apo në rastet kur duhet shtypur barku shumë. Jo i këndshëm mund të bëhet edhe kur keni nevojë për të urinuar, nga shtypja barkut, prandaj para vizitës tek mjeku shprazni barkun.

A është ultrazëri i sigurtë?

Hulumtimet e deritashme nuk kanë dëshmuar që ultrazëri ka ndikim të dëmshëm në shtatëzani.

Çfarë është dopleri?

Kjo është një teknikë e cila ndjek kahjen dhe shpejtësinë e qarkullimit të enëve të gjakut dhe në atë mënyrë kemi gjendjen e rrjedhjes. Zakonisht përdoret që të shohim se në çfarë gjendje është bebi, ndërsa më së shpeshti ndiqet rrjedhja përmes kërthizës, kokës dhe enëve të gjakut të bebes në bark.

Çfarë është ultrazëri 3D dhe 4D?

Këto janë metoda të reja të ultrazërit, në të cilat, përmes kompjuterit, bëhet fotografija në të cilën bebi shihet në tre respektivisht në katër dimensione (dimensioni i katërt është koha). Beba mund të shihet ashtu si duket momentalisht – duket sikurse e fotografoni sa është mbrenda në bark.

Për të bërë këtë lloj ultrazëri, beba duhet të jetë në pozitë të mirë dhe të jetë e shmangur nga muri apo mbështjellësi mitrës, nuk duhet të ketë asgjë pranë, dhe sasia e ujit duhet të jetë optimale, sepse përndryshe fotografia nuk mund të bëhet e mirë.

A ka mundësi që të shihen të gjitha në ultrazë?

Jo. Gjëra të ndryshme mund të pengojnë kvalitetin e fotografisë – zorra e mbushur, sasia e zvogëluar e ujit të fetusit, mosvendosja e mirë e bebes por edhe ligësia e shtatëzënes. Në muajin e fundit të shtatëzanisë është shumë e veshtirë të shihen të gjitha pjesët e bebes sepse bebja është tanimë shumë e madhe.

Nëse të gjitha janë normale në ultrazë, a do të thotë kjo që me beben është gjithçka në rregull?

Fatkeqsisht, jo. Rezultati normal i ultrazërit nuk garanton që bebi është shëndosh, por tregon që në momentin e caktuar, asgjë nuk ka treguar që egziston ndonjë problem – që bebi duket në rregull.

Por gjithashtu, nëse në ultrazë duket që diçka nuk shkon mirë, nuk do të thotë që ka ndonjë problem, duhet bërë teste dhe kontrolla të tjera për të arritur në një përgjegje përfundimtare.

Çfarë nëse në ultrazë nuk është diçka në rregull?

Nëse diçka nuk është në rregull, duhen vizita të tjera për të bërë, zakonisht tek mjekët të cilët merren me këto lloje problemesh, të cilët do të ju këshillojnë se çfarë duhet të kontrolloni për diagnostifikime të ndryshme të problemeve si dhe opsione të tjera.

/komuniteti