Syri roze është sëmundje, poashtu e quajtur “konjuktivis” dhe shpesh i referohemi “syri kuq”. Ky është një lloj infeksioni që afekton sytë e foshnjave apo të miturve. Sëmundja mund të shkaktohet edhe tek të rriturit paoshtu. Të infektuarit do të kenë një copë të kuqe në pjesën e bardhë të syrit dhe në qepallat e brendshme. Kjo mund të shkaktojë shumë kruajtje, fryrje, lotë dhe irritim. Fëmijët shkollor preken nga ky problem i syrit shumë shpesh, sepse ata vijnë në kontakt me shokë të tjerë.
Tipet më të njohura të infeksionit të syrit roze tek fëmijët janë:
• Infeksioni bakterial në sy
• Infeksioni viral i syrit
• Alergjia e syrit
• Pluhuri dhe tymi
Përgjithësisht, kjo afekton të dy sytë. Por lajmi i mirë është që kjo nuk zgjat shumë dhe nëse trajtohet, zgjat rreth 24 orë. Njerëzit rreth fëmijës duhet të jenë të kujdesshëm sepse disa nga këto mund të jenë ngjitëse. Është mirë që të kontrolloni te mjeku nëse është ngjitëse apo jo.