Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sëmundja e eshtrave tek fëmijët

Sistemi skeletor është i përbërë nga 200 deri në 300 eshtra, disa prej të cilëve mbështesin muskulaturën dhe mbajtjen e trupit, ose mbrojnë organet thelbësore. Indet e eshtrave vazhdimisht rriten dhe zhvillohen gjatë gjithë jetës, me disa lloje të reja të qelizave vazhdimisht depozitojnë indet e eshtrave dhe llojet tjera të qelizave vazhdojnë ti thyejnë ato.

Sëmundja e eshtrave tek fëmijët zhvillohet kur eshtrat dështojnë në zhvillimin normal apo në balansimin në mes të depozitimin të eshtrave. Janë identifikuar një numër i çrregullimeve të zakonshme të eshtrave në fëmijëri. Një sëmundje e zakonshme e eshtrave tek fëmijët është rakiti. Fëmijët me rakit përjetojnë një zbutje dhe dobësi të përparuar të eshtrave, duke çuar në dhimbje të eshtrave.

Rakiti poashtu shkakton defekte në zhvillimin e dhëmbëve, dobësi të muskujve dhe deformime skeletore siç janë këmbët e përkulura. Rakiti në përgjithësi shkaktohet nga mungesa e vitaminave apo mineraleve, sidomos nga mungesa e vitaminës D, fosforit apo kalciumit në ushqim. Fosfori dhe kalciumi ndihmojnë në përpunimin e substancës së quajtur hydroxyapatite, mineral i cili i bën eshtrat e fortë. Vitamina D ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit në trup, poashtu edhe në rregullimin e mineralizimit dhe fortësimit të eshtrave. Plotësimi i ushqimit me vitaminë D, kalcium dhe fosfor mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomeve të rakitit.

Çfarë është sëmundja e eshtrave tek fëmijët?

Problemet tipike shihen tek pacientët të cilët kanë osteogenesis imperfecta që përfshijnë brishtësinë e eshtrave, shtat të shkurtër, scoliosis, defektet e dhëmbëve, deficit të dëgjimit, sclera kaltërosh, dhe ligamente të lirshme. Osteogenesis imperfecta merr emrin e vet të zakonshëm, sëmundja e eshtrave të brishta, sepse këta fëmijë shpesh janë të diagnostifikuar pas mbajtjes së eshtrave të thyer. Simptomet mvaren shumë në mes të individëve. Disa fëmijë diagnostifikohen në fëmijëri të hershme, përderisa të tjerët janë më sfidues për të detektuar gjendjen. Frakturat multiple për shkak të lëndimeve mund të rrisin dyshimin për gjendjen siç është osteogenesis imperfecta.

Tradicionalisht, osteogenesis imperfecta është klasifikuar si një ndër katër kategoritë kryesore:

* Type I: forma më e butë; e parë tek fëmijët parashkollorë

* Type II: vdekjeprurëse në lindje

* Type III: e parë në lindje; shumë fraktura; shpesh e paaftë për të ecur

* Type IV: e ashpër në mes të tipit I dhe tipit III

Gjatë dekadës së fundit, lloje të tjera të osteogenesis kanë qenë gjithashtu të përshkruara. Aktualisht, janë 8 nën llojet e osteogenesis imperfecta që janë të përshkruara.

Si mund ti trajtojmë fëmijët?

Aktualisht, nuk ka kurë të njohur për osteogenesis imperfecta. Fokusi kryesor i trajtimit duhet të jetë në parandalimin e lëndimeve dhe ruajtjen e eshtrave të shëndetshme. Duhet të siguroheni që fëmija me osteogenesis imperfecta konsumon ushqim me vlera, bën stërvitje të rregullta dhe mban një peshë të shëndetshme, këto janë thellësisht të rëndësishme. Shpesh fëmijët me këtë sëmundje kërkojnë ndihmë ambulantore, mbajtëse apo karrige me rrota. Trajtimi kirurgjik mvaret nga ashpërsia e gjendjes dhe mosha e pacientit. Tek fëmijët e vegjël, shumë fraktura trajtohen njëlloj, edhe nëqoftëse fëmija nuk është në këtë gjendje. Megjithate, stabilizimi kirurgjik i frakturave bëhet më i shpeshtë, madje edhe në moshë më të re.

Eshtrat e thyer tek fëmijët me osteogenesis imperfecta shpesh trajtohen me operim, në mënyrë që të stabilizohen eshtrat dhe të parandalohen deformimet. Shufrat metalike, ku futen në mes të kockës, shpesh përdoren për të mbështetur kockën delikate dhe të paradalojnë deformimin e kockës. Skolioza zakonisht trajtohet në mënyrë agresive si problem që tenton të përparojë në fëmijët me osteogenesis imperfecta.

Kujdesi më i mirë për fëmijët me sëmundje të eshtrave

Osteoporoza shkakton që eshtrat të bëhen të hollë dhe të dobët. Me osteoporozë, mineralet e eshtrave (kryesisht kalciumi) janë të humbura, duke shkaktuar brishtësinë e eshtrave, gjë që mund të rezultojë me thyerjen e shpinës, dorës apo ijeve.

Pamvarësisht prej moshës, ju duhet të ndërmerrni hapa për të parandaluar thyerjen. Ja disa këshilla preventive të cilat duhet ti ndiqni gjatë periudhave të jetës suaj:

Eshtrat luajnë shumë role në trupin tuaj. Ato përfshijnë strukturën, mbrojnë organet, ankorojnë muskujt, dhe ruajnë kalciumin. Konsumimi adekuat i kalciumit dhe pesha e mbajtur nga aktiviteti fizik ndërton eshtra të fortë, optimizon masën eshtërore dhe redukton rrezikun nga osteoporoza në jetën e mëvonshme./bebaime.com/

/komuniteti