Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pneumonia

Çfarë është pneumonia?

Pneumonia është infeksion i mushkërive

Pneumonia është infeksion i mushkërive, pjesa e poshtme e aparatit të tretjes. Mikrobe të ndryshëm, si viruset, bakteriet, këpurdhat apo parazitët mund të shkaktojnë pneumoninë.

Këto mikrobe zakonisht infektojnë hundën dhe fytin, duke shkaktuar ftohje dhe infeksione të tjera në aparatin e tretjes. Pneumonia ndonjëherë shkakton infeksion në frymëmarrje, nëse mikrobet kalojnë përmes mbrojtjes së trupit dhe udhëtojnë poshtë nga aparati në mushkëri.

Viruset janë shkaktarët më të shpeshtë të aparatit të frymëmarrjes tek fëmijët dhe shkaku më i shpeshtë i pneumonisë.

Viruset të cilët e shkaktojnë zakonisht pneumoninë janë adenovirusi, rhinovirusi, influenza virus (gripi) dhe virusi RSV. Fëmijët nën 2 vjeç janë të rrezikuar ndaj pneumonisë, të shkaktuar nga virusi RSV, posaçërisht gjatë sezonës së dimrit.

Bakteriet që shkaktojnë zakonisht pneumoninë janë streptokoku i pneumonisë dhe mukoplazma.

Pneumonia mund të jetë komplikim i pertusis, që njihet si kollë e mirë. Pertusis mund të gjendet tek adoleshentët dhe të rriturit por është veçanërisht i rrezikshëm për foshnjat.

Koha nga infeksioni deri te shfaqja e simptomeve (periudha e inkubimit) të pneumonisë mvaret nga lloji i mikrobit që ka shkaktuar infeksionin.

Mikrobet që shkaktojnë pneumoninë kalojnë lehtë nga një person në tjetrin, me anë të kollitjes, teshtimës, apo kontaktit me lëngjet e trupit.

Simptomet dhe shenjat

Pneumonia shpesh vijon infeksion në frymemarrje ku ne shohim kongjestion të hundës, teshtimë dhe dhembje fyti.

Simptomet tipike të pneumonisë janë të shpejta dhe vështirësojnë frymëmarrjen, kollë, temperaturë, ethe dhe ndjenja e të qenurit jo mirë. Simptomet janë më të këqija në raste të pneumonisë bakteriale dhe mund të shkaktojnë lodhje të tepërt, apetit të dobët, neveri dhe të vjellura, posaqërisht pas kollitjes së gjatë.

Tek fëmijët më të vegjël kur të marrin frymë mund të vëreni ushtime në gjoks sepse ju nevojitet forcë që të nxjerrin ajrin nga mushkëritë. Muskujt e qafës, në mes të brinjëve, dhe nën brinjë mund të shtrëngohen kur kalon ajri i thithur, për të mbushur mushkëritë me ajër.

Ushtimet në gjoks dhe shtrëngimet në muskuj janë shenja serioze dhe kërkojnë vëmendje medicinale menjëherë. Shumica e fëmijëve me pneumoni e fillojnë ditën me kollë të thatë që kalon në kollë të njomë.

Fëmijët shumë shpesh do ta përbiejnë mukozën në stomak, e cila më pas mund të shkaktojë shtrëngime për të vjella apo edhe të vjellura. Pneumonia rrallëherë shkakton dhembje në mushkëri sepse nuk ka receptorë të dhembjes në mushkëri. Por, disa fëmijë me pneumoni mund të ankohen që kanë dhembje stomaku. Kjo vjen si pasojë e irritimit të një pjese të mushkërive afër stomakut apo nga mukoza e përbier në stomak.

Fëmijët më të mëdhenj në moshë mund të kenë dhembje gjoksi, sidomos kur të marrin frymë apo kur të kolliten. Kjo nënkupton që vargu rreth mushkërive, i cili nuk ka receptorë të dhimbjes, është afektuar.

Pneumonia e shkaktuar nga mukoplazma quhet edhe atipike apo pneumoni që ecën sepse nga simptomet ajo është më e butë. Mukoplazma mund të shkaktojë edhe simptome jo të zakonshme, si psh dhembje fyti apo kokëdhembje dhe këto simptome mund të zgjasin ca si më shumë. Fëmijëve me astmë mund të iu përkeqsohet gjendja e simptomeve të astmës kur të jenë të infektuar me mukoplazmë.

Komplikimet

Pneumonia tek fëmijët mund të shkaktojë komplikime serioze. Mund te vie deri te dehidrimi (po që se nuk ka lëngje të mjaftueshme në trup). Fëmijët të cilët dehidrojnë, do të jenë shumë të etur, mund të kenë membranë të thatë të mukozës në gojë, lodhje, irritim dhe nuk do të urinojnë shpesh (tek foshnjet, kjo dmth që nuk do të lag pelenat).

Në disa raste dehidrimi, do të jetë i nevojshëm intervenimi intravenoz (në vena) me lëngje, në spital.

Pneumonia virale mund të shoqërohet me simptome të sistemit gastrointestinal si psh të vjellura dhe barkqitje. Kjo mund të rrit mundësinë që fëmiu të dehidrojë.

Nëse pneumonia bakteriale nuk trajtohet atëherë ajo mund të shkaktojë problem serioz, me infektim të gjakut (sepsis) dhe kërkon hospitalizim të menjëhershëm. Me shkaktim të sepsit, fëmiu do të ketë temperaturë shumë të lartë, shumë vështirësi në frymëmarrje dhe do të duket shumë i sëmurë.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Nëse mendoni që fëmiu juaj ka pneumoni, atëherë duhet të kontaktoni mjekun menjëherë. Konsultohuni me mjekun për vështirësitë në frymëmarrje të fëmiut tuaj, të errëzimit të ngjyrës së lëkurës, apo të përkeqsimit të kollës me temperaturë.

Mjeku do të ndëgjojë gjoksin e fëmiut me stetoskop, dhe mund të ia bëjë ca teste gjaku. Nëse është e nevojshme edhe me rreze X mushkëritë e fëmiut, që të kuptojë se a ka të bëjë kjo me pneumoninë. Nëse fëmiu ka pneumoni, rrezet X do të tregojnë kongjestion, apo lëng në njërën apo të dy mushkëritë. Mjeku mund të detektojë nëse pneumonia është shkaktuar nga virusi apo bakteria, duke u bazuar në testet fizike dhe testet që i bënë mjeku.

Nëse virusi është shkaktar i pneumonisë, antibiotikët nuk do të jenë efektivë. Disa ilaçe tjera mund të ndihmojnë në disa raste të pneumonisë virale.

Pneumonia bakteriale trajtohet me antibiotikë, zakonisht për 7-10 ditë. Ky trajtim mund të bëhet në shtëpi apo spital, mvarësisht prej gjendjes së përgjithshme të fëmiut tuaj.

Nëse fëmiu është shumë i sëmurë, atëherë është e rekomanduar që të shtrohet në spital, ashtu që antibiotikët ti jepen në mënyrë intravenoze. Në këto raste, është e mundshme që ti jepen lëngjet direkt në vena, posaçërisht nëse ai shfaq shenja dehidrimi.

Nëse fëmiu po trajtohet në shtëpi, është e rëndësishme që antibiotikët ti jepen në mënyrë të saktë siç i ka përshkruar mjeku, dhe që trajtimi të shkojë deri në fund.

Fëmijët me pneumoni shpesh nuk do të dëshirojnë të hanë si zakonisht, sidomos nuk do të hanë ushqime të forta. Megjithatë, është e rëndësishme që fëmiu të konsumojë sasi të konsiderueshme lëngjesh që të parandalojë dehidrimin. Mund ti ofrohet edhe supa, në vend të lëngjeve.

Nëse dyshoni që fëmiu juaj mund të jetë dehidruar dhe e keni të vështirë ti jepni lëngje për të pirë, mund të konsultoheni me mjekun.

Nëse fëmiu ka temperaturë, mund ti jepni ilaç për të zbritur temperaturën.

Mos i jepni ndonjë ilaç i cili mund të shuaj kollën, pa u konsultuar së pari me mjekun.

Mbani në mend që kolla është një mënyrë për të pastruar mukozën në kanalet e kanalit të tretjes dhe sekrecionin e shkaktuar nga infektimi.

Këto ilaçe shpesh nuk janë të dobishme.

Fëmijët me astmë të cilët sëmuren edhe me pneumoni, shpesh duhet të rrisin dozën e ilaçeve të cilat janë duke i marrë apo duhen që të marrin të tjera. Konsultohuni me mjekun në lidhje me këtë. Konsultohuni me mjekun sa herë që gjendja e fëmiut përkeqsohet, apo rritet temperatura, apo nëse fëmiu juaj nuk ka shenja përmirësimi dy ditë pas trajtimit me antibiotikë.

Preventiva

Është e vështirë që të parandalohet infektimi me virus apo bakterie që shkaktojnë pneumoninë tek fëmijët. Nëse familjarët apo të afërmit kanë infektime në frymëmarrje, zakonisht kjo shpërndahet tek të tjerët me anë të kollës, teshtimës apo kontaktit të drejtperdrejtë me prekje.

Sigurohuni që të gjithë ti lajnë duart kohëpaskohe. Nëse foshnja juaj ka më pak se 6 muaj, atëherë është i rrezikuar nga virusi serioz RSV, mundohuni ti largoheni njerëzve me ftohje apo kollë.

Nëse fëmiu juaj ka infeksion në frymëmarrje me temperaturë, ai duhet të pushojë në shtëpi. Apo nëse ndonjë anëtar i familjes është i diagnostifikuar me infeksion të mukoplazmës (pneumonia që ecën) dhe anëtarët e tjerë janë duke u kollitur, atëherë mjeku duhet të trajtojë me antibiotikë të tërë familjen.

Mbani në mend që mënyra më e mirë për të parandaluar ndonjë nga këto infeksione është shëndeti i mirë – që dmth. të ushqeheni në mënyrë të drejtë, të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të ushtroni rregullisht!

Vaksinat do të ju mbrojnë nga disa lloje të pneumonisë. Vaksinimi ndaj pneumococcus dhe pertussis është i rekomanduar për të gjithë fëmijët që të mbrohen nga këto bakterie të shpeshta.

Çdo vit, vaksina influence (e gripit) duhet ti jepet fëmijëve të moshës 6 gjer 59 muaj, dhe fëmijëve me zemër kronike dhe probleme të mushkërive.

Fëmijët të lindur parakohe dhe foshnjat me probleme me zemër apo mushkëri, duhet të marrin ilaç të veçantë i cili i mbron ndaj virusit RSV.

Njerëzit nuk mund të vaksinohen ndaj pertussis dhe nëse janë të ekspozuar ndaj fëmijëve me kollë të mirë, atëherë është e zakonshme që të trajtohen me antibiotikë për të parandaluar infektimin.

/komuniteti