Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Oksiuriaza (krimbat)

Krimbat paraqesin larva pejëzore, të vogla (më të vogla se ½ cm në gjatësi), të bardha që shpesh i investojnë zorrët.

Ata lehtë transmetohen prej personi në person përmes kontaktit me fecesin që përmban vezë. Vezët mund të mbahen në duar, roba, krevat, ushqim etj. Nuk mund të kalojnë nga kafshët në njerëz. Sidomos janë të shpeshta mes fëmijëve në shkollë ose në qendrat ditore.

Infeksioni zakonisht karakterizohet me kruarje intezive të pasdaljes, sidomos i shprehur gjatë natës, kur larvat femra dalin nga rektumi dhe sjellin deri te irritimi. Shpesh larvat mund të shihen me inspekcion të regjionit rektal gjatë gjumit.

Diagnoza mund të përcaktohet me aplikimin e shiriti nga celofani në anus, pasi që të zgjohet fëmija në mëngjes, e pastaj ky shirit ekzaminohet nën mikroskop, që të përdëftohet prezenca e vezëve.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: