Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Meningjiti

Çka është meningjiti?

Bakteriet që shkaktojnë meningjitin

Meningjiti është infeksion serioz i mbulojës së trurit dhe kordonit spinal që shkaktohet nga mikrobet, duke përfshirë viruset, bakteriet dhe këpurdhat.

Meningjiti i shkaktuar nga këpurdhat është i rrallë, më së shumti është evidentuar tek njerëzit që kanë probleme me sistemin imunitar, për shembull me kancer apo HIV/AIDS.

Meningjiti viral mund të ndikojë edhe në vende të tjera në trup, si psh gastroenteritis, variqela apo shyta. Mund të prek çdo moshë, por më së shpeshti fëmijët. Por zakonisht kalon vetvetiu pa lënë komplikime jetëgjata.

Meningjiti bakterial në anën tjetër, është sëmundje serioze që kërkon trajtim emergjent dhe hospitalizim.

Bakterie të ndryshme mund ta shkaktojnë meningjitin. Tek të posalindurit, më së shpeshti e shkakton Group B Streptococcus (GBS) dhe Escherichia coli. Tek foshnjet mbi 2 muajshe, Streptococcus pneumoniae (pneumococcus) dhe Neisseria meningitidis (meningococcus) janë shkaktarët në të shumtën e rasteve të meningjitit.

Para se të zbulohej vaksina, Hemophilus influenzae tipi b (Hib) ishte shkaktari më i tmerrshëm i meningjitit tek fëmijët që shpesh rezultonte me shumë komplikime. Sot, me vaksinimin rutinor, Hib është shkaktar i rrallë i meningjitit.

Koha nga infeksioni tek simptomet (periudha inkubimit) varon prej disa ditëve tek disa javë, mvarësisht se cila bakterie e ka shkaktuar infeksionin. Këto mikrobe janë të shperndara nga piklat e teshtimës apo kollitjes së personit të infektuar, por infeksioni mund të shkaktohet edhe nga kontakti direkt me personin e infektuar, mvarësisht nga mikrobi…

Simptomet dhe shenjat

Simptomet e para të meningjitit janë më të lehta me temperaturë, hundë dhe kollë. Simptomet përkeqsohen dhe simptomet klasike të meningjitit që shfaqen janë: kokëdhembja, temperatura dhe ngrirje e qafës.

Simptomet tjera mund të shkaktojnë: te vjellura, ndjeshmërine ndaj dritës, mpierje, ndjenjën që nuk jeni mirë, puçrra të kuqe apo roze, njolla të errëta, humbje të energjisë, lodhje.

Te posalindurit mund të kenë simptome të pasakta, si psh. të qara, humbje apetiti, irritim, pështymë më të shpeshtë se zakonisht, të vjella, dhe temperaturë të ulët trupore.

Nëse fëmiu juaj ka ndonjë nga këto simptome të meningjitit, ju duhet të kontaktoni mjekun apo ambulancën menjëherë.

Komplikimet

Meningjiti mund të bëhet shumë shpejt situatë për luftë për jetë, me qarkullim të dobët, shtypje e ulët e gjakut, humbje e vetëdijes dhe rreziku për zemër dhe për rrugët e frymëmarrjes.

Në infeksionet e trurit dhe kordonit spinal, shumë organe mund të infektohen, si psh. mëlçia, veshkat, dhe zemra. Meningjiti është shume serioz dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Nëse fëmiu shërohet nga meningjiti, mund të lë shumë pasoja nga infeksioni si, dëmtime të ndryshme në tru, humbjen e flokëve, epilepsinë…

Trajtimi / çfarë duhet te bëni

Është e rëndësishme që prindërit ti dallojnë shenjat apo simptomet e meningjitit. Thërrisni mjekun apo ambulancën menjëherë nëse mendoni që fëmiu juaj i ka ato shenja.

Temperatura dhe të vjellurat, pa barkqitje, mund të shkaktohen nga infeksione të ndryshme, por mund të jenë edhe shenja të hershme të meningjitit.

Nëse mjeku mendon që fëmiu juaj ka meningjit, ai do të ju bëjë disa teste të gjakut, dhe një ndërhyrje spinale për të kontrolluar shenjat e infeksionit.

Nëse femiu ka meningjit të shkaktuar nga bakteria, ai duhet të marrë antibiotikë në vena menjëherë, përkrah trajtimeve të tjera intenzive.

Fëmiu me meningjit duhet të shtrohet në spital për disa ditë apo javë mvarësisht sa është e nevojshme. Kur të kthehet fëmiu nga spitali në shtëpi është e rëndësishme që të pushojë mjaftueshëm dhe të ushqehet mirë. Thërrisni mjekun përsëri nëse fëmiu juaj nuk ka përparim në shtëpi apo nëse ai në vend se të përparojë ai është përkeqsuar.

Preventiva

Shumë raste të meningjitit mund të parandalohen duke u siguruar që fëmiu juaj ka marrë të gjitha vaksinat e rekomanduara. Disa vaksina mbrojnë nga bakteria që shkakton meningjitin siç është Hemophilus influenzae (Hib), meningococcus, dhe pneumococcus.

Momentalisht është e rekomanduar që fëmiu të vaksinohet ndaj meningjitit në vitet e hershme të tij, ku kohëve të fundit, ka kerkesa që të vaksinohen edhe studentët ndaj sëmundjes së meningjitit.

Nëse një fëmijë i juaj është diagnostifikuar me meningjit, atëherë të gjithë fëmijët e juaj të tjerë duhet të trajtohen me antibiotikë që të parandalojnë infeksionin që mund ta marrin nga fëmiu i infektuar. Kjo vlen edhe tek qendrat e kujdesit ditor.

/komuniteti