Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kush është fizioterapeuti pediatrik?

Fizioterapeuti pediatrik është i specializuar për trajtimin dhe rehabilitimin e problemeve kongjenitale (probleme të cilat paraqiten që nga lindja), zhvillimore, problemeve të sistemit muskulor-skeletor si dhe problemet të cilat paraqiten më vonë te bebat, femijët dhe adoleshentët.

Roli i fizioterapeutit pediatrik, është që varësisht nga shkalla e lëndimit të sistemit nervor të aplikojë terapinë adekuate neurozhvillimore në mënyre që të zvogëlojë pasojat e dëmtimeve të sistemit nervor te femijët me nevoja të vecanta me synim të ngritjes së pavarësisë në aktivetetet e jetës së përditshme.

 

Fizioterapeutët pediatrik kryesisht bëjnë rehabilitimin e:

· Femijëve me probleme zhvillimore,

· Paralizë Cerebrale dhe probleme të tjera neuromotorike,

· Fëmijët Hipoton,

· Fëmijët me sëmundje gjenetike,

· Tortikollis,

· Pleksusi Brahial

· dhe Bebat në rrezik.

 

Terapia së pari fillon me vëzhgim dhe analizim- marrja e anamnezës, pastaj vjen vlerësimi dhe planifikimi i terapisë, aplikimi i terapive dhe në fund bëhet vlerësimi i rezultateve të arritura. Qëllimi kryesor i fizioterapisë dhe rehabilitimit është përcaktimi i problemeve në lëvizje, qëndrim apo pozitë të trupit dhe shërimi i tyre.

Pas vlerësimit bëhet planifikimi i terapisë në bazë të nevojës së fëmiut për trajtim dhe kështu caktohet numri i seancave terapeutike. Programimi i terapisë bëhet duke marrë parasysh shkallën e lëndimit dhe shkallën e kufizimit të lëvizjeve, potencialin për zhvillimin motorik, kapacitenin në përdorimin e mjeteve terapeutike dhe shkallën e arritjes përmes fizioterapisë.

Terapia shoqërohet me rekomandim të mjeteve ortotike, protetike dhe mjeteve adaptive.

 

Faktorët që ndikojnë në kohëzgjatjen e terapisë janë:

· qëllimet e përcaktuara te ai fëmijë,

· efektiviteti i intervenimeve terapeutike dhe

· ndryshimet në shëndetin e fëmiut.

 

Programi në shtëpi:

Në kuadër të planifikimit të terapisë së fëmiut përfshihet edhe familja sepse prindi luan rolin kryesor si pjesëmarrës në terapinë që merr fëmiu.

Gjatë seancave terapeutike prindi duhet të vëzhgojë punën e fizioterapeutit dhe në fund të terapisë duhet të marrë edukim për ta vazhduar terapinë në shtëpi.

Çdo fëmije gjatë zhvillimit normal duhet të vishet apo zhvishet, të luaj me lojëra apo të ushqehet në mënyrë të pavarur për të cilën ka nevojë të aktivizohet ashtu që t’i fitojë aftësitë përkatësë në jetën e përditshme. Varësisht nga shkalla e lëndimit , përmes teknikave të fizioterapisë, arrihet deri te fitimi i aftësive të humbura të fëmijët me nevoja të vecanta.

Sidoqoftë nuk duhet harruar se edhe fëmijet në gjendje më të rëndë përmes trajtimeve rehabilituese mund ta fitojnë pavarësinë e tyre në aktivitetet e jetës së përditshme. Faktori kryesor këtu është vrojtimi i fëmiut nga ana e familjes si dhe identifikimi sa më i hershëm i problemit.

Pra shpresa për fëmijët tanë gjithmonë ekziston nëse ne kemi besim tek ta dhe i’u ofrojmë kujdesin e duhur dhe përkrahjen si nga ana e familjes ashtu edhe nga shoqëria.

 

Pregatiti: Msc. Fzt. Zana Gërgi-specialiste e fizioterapise pediatrike-fizioterapeute neurozhvillimore Bobath

 

Burimet:

http://www.bobathterapistleri.org/uploads/yuklemeler/sphakkinda2.pdf

The Clinical Practice of Pediatric Physical Therapy” From NICU to Independent Living

www.paediatricphysiotherapy.com

www.cfd.org.tr

Pediatric Physical Therapy

 


Bebaime.com (7 vite më parë)
Pershendetje Adelina, kontakti mjekes Zana Gërgi eshte ky, nr. i tel: 00 377 44 474 154 dhe email: zana302@hotmail.com; gergizana@gmail.com Gjithe te mirat.
Adelina Krasniqi (7 vite më parë)
Doktoreshe, shume faleminderit qe na kallxove se qysh me kuptu qe jan smut fmit edhe qe paskem edhe ne kosove njerz qe po sherojshin. A mundesh me ma dhan ni email per kontakt?

/komuniteti