Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kapsllëku apo konstipacioni

Çfarë është konstipacioni?

Konstipacioni apo kapsllëku është jashtëqitja e fortë dhe e thatë. Kjo është një paraqitje e shpeshtë tek fëmijët dhe foshnjat por jashtëzakonisht e pakëndshme, sepse fëmija gjatë shprazjes së zorrës mund të qajë, sepse ka jashtëqitje shumë të fortë e cila mund të përmbajë edhe gjurmë gjaku.

Cilët janë shkaktarët e konstipacionit?

* Konstipacioni më shpesh paraqitet tek foshnjat të cilat pijnë qumësht të adoptuar sepse nga qumështi formulë mbeten më shumë mbetje në zorrë. Nëse foshnja ka konstipacion të shpeshtë nga qumështi formulë, konsultohuni me mjekun rreth ndërrimit të formulës.

* Një nga shkaktarët e konstipacionit mund të jetë dehidrimi, kur fëmija pi shumë pak ujë gjatë ditës.

* Kur foshnja kalon në ushqim të fortë, dukja e jashtëqitjes ndryshon, ndërsa disa prej artikujve ushqimorë mund ti shkaktojnë konstipacion.

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija ka kapsllëk?

Fëmijës duhet ti jepni sa më shumë lëngje, pemë dhe perime me shumë fibra. Është e nevojshme ti spjegoni fëmijës që, që në momentin që ka nevojë për t`u shprazur, të shkojë menjëherë në toalet, në mënyrë që të krijojë shprehinë e kryerjes së nevojës në mënyrë të rregullt.

Nëse jashtëqitja e foshnjes suaj është e fortë dhe e thatë, mundohuni që për një ditë dy, të mos i jepni ushqime nga orizi. Po e njejta, rreth ditëlindjes së parë, mund të paraqitet problemi i konstipacionit sepse që nga ajo moshë fëmija fillon të pijë qumësht lope me përqindje të lartë yndyre.

Nëse vëreni që për shkak të qumështit ka ndryshuar jashtëqitja, provoni ti zvogëloni sasinë e konsumimit të qumështit. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Kur duhet vizituar mjeku?

Vizitoni mjekun nëse fëmija ka jashtëqitje më rrallë se tre herë në javë.

Nëse edhe krahas ndryshimit në ushqim ai vazhdon të ketë kapsllëk.

Asnjëherë mos i jepni fëmijës laksativë nëse nuk jeni konsultuar me mjekun paraprakisht.

/komuniteti