1. Cfarë është kanceri i qesës urinare?
Kanceri i qesës urinare; është një kancer që në shumicën e rasteve zhvillohet nga mukoza(cipa e brendshme e qeses) e qeses urinare.
2. Cila është arsyeja e kancerit të qesës urinare?
Ashtu si tek të gjitha llojet e tjera të kancereve,është vështirë të thuhet një arsyeje e saktë. Mirëpo; disa faktorë është zbuluar se shtojnë rrezikun për formimin e kancerit të qesës urinare. Kanceri i qesës urinare; në histori njihet si ‘’sëmundja e spastrimit të oxhakut’’ . Marrja e kemikalve nga oxhaku me traktin respirator,ka shtuar numrin e kancerit të qesës urinare.
Faktori kryesor që shkakton kancerin e qesës urinare; janë cigarja dhe produkte të tjera të duhanit. Këtu janë të përfshira edhe konsumimi i nargile’s. Përpos kësaj; substanca në industrinë kimike dhe të bojrave, disa ilaçe kundër dhimbjes, si dhe faktorë të tjerë si ëmbëlsues të rrejshëm. Sigurisht; edhe personat që nuk konsumojnë duhan apo nuk janë rastisur me problemet e lartëshënuara, mund të kenë kancerin e qesës urinare. Por,normalisht që më pak. Në disa lloje të tumoreve në qesën urinare; infeksionet kronike, mund të luajnë rol ngacmues të gurëve në qesën urinare.
3. A ka dallim në mes të kancerit së qesës urinare tek femrat dhe tek meshkujt?
Po. Edhe pse nuk dihet saktë arsyeja,kanceri i qesës urinare te meshkujt e dallojmë më shpeshë. Janë dalluar 3 femra që korrospodojnë me 5 meshkuj. Meshkujt janë më pa fat. Këtu; konsumimi i tepërt i duhanit nga meshkujt apo ekspozimi më shumë ndaj kemikaleve janë ndikues? Këtë e nuk e dijmë saktë. Eshte vetëm një supozim.
4. Cfarë ankesa ka pacienti?
Ankesa më e rëndësishme dhe e shpeshtë që rastisemi te pacienti,është gjakderdhja në urinë. Kjo ankesë dallohet te më shumë se 90% e pacientëve. Ankesa të tjera; djegje gjatë urinimit, dëshirë për kryerje të urinës më shpesh, dalja e mpiksjeve të gjakut në urinë, ndonjëherë mbledhja e mpiksjeve të gjakut në qesën urinare si rezultat i gjakderdhjes së madhe duke penguar kryerjen e urinës. Në tumoret e zhvilluara dhe të shpërndara në tërë trupin; mund të ketë ankesa si lodhje,humbje të oreksit,vjellje.
5. Si e diagnostifikojmë sëmundjen?
Eshtë shumë me rëndësi dëgjimi me vëmendje të ankesave të pacientit dhe të shqyrtohen saktë. Në kontrollën e kryer; ndonjëherë nuk vërehet asnjë simptomë. Te disa pacientë; kur tumori është në pjesën përpara të qeskës dhe kur është më i madh,atëherë në kontrollë është e mundur të arrihet me dorë.Përsëri; kur qeska mbushet me mpiksje, pacienti nuk mund t’a kryejë urinën, qesja e urinës mund të preket përsëri me dorë.
Te disa pacientë; nën anestezion me dy duar duhet bërë kontrolla, dhe të shqyrtohet shpërndarja brenda qesës urinare. Kur një dorë bën kontrollën te barku tjetra dorë nga anusi mundohet të arrijë tumorin. Përpos kontrollës; mund të diagnostifikohet edhe me laborator dhe metoda inqizuese. Në testin e urinës; shihet gjakderdhja. Edhe pse jo në sasi të madhe,te disa pacientë mund të mos ketë gjakderdhje që shihet me sy. Si te këta pacienta,si tek pacientët e tjerë që kanë urinën me ngjyrë,testi i urinës duhet doemos të bëhet.
Me ultrazë; tumori mund të shihet. Sipas nevojës mund të përdoret urografia intravenoze, tomografia kompjuterike,rezonanca magnetike etj. Mirëpo; metoda më e rëndësishme diagnostifikuese është dallimi i qesës urinare me sy. Këtë ndërhyrje e quajmë ‘’sistoskopi’’. Me këtë; shohim a ka tumor, nëse ka me çfarë madhësie është, sasia,si dhe marrëdhënia me murin e qesës urinare. Për shkak të këtyre aryejeve; sistoskopi, është metoda më e rëndësishme për diagnostifikim.
6. Si e bëni trajtimin për pacientët të diagnostifikuar me kancerin e qesës urinare?
Zgjedhja e parë për trajtimin e pacientit; është operacioni Trans Uretral Rezeksiyon( TUR-M) i cili në mes të popullit njihet si operim i mbyllur. Në këtë operacion; duke hyrë nga rruga urinare,arrihet te qesja urinare dhe me thika elektronike, pastrohet kanceri nga ajo zonë. Indet e marra nga aty,dërgohen në patologji. Nga rezultati i pranur, do të dihet se çfarë rruge e trajtimit do të përcillet.
Nëse duhet ta themi shkurt; për kancerin i cili nuk ka kaluar mukozën(cipën e brendshme) e qesës dhe nuk ka arritur tek muskujt e qesës urinare,trajtimi është Trans Uretral Rezeksiyon( TUR-M). Më pas; pacienti mirret në përcjellje sistoskopike me periudha. Kjo periudhë zgjatë së paku 5 vite. Sepse; ka rrezik për përsëritje të kancerit të qesës urinare. Nëse pas ndërhyrje së kryer,rezultati tregon që kanceri ka arritur te muskujt, atëherë trajtimi do të ndërrojë tërësisht. Nëse ka arritur te muskujt përbërës të qesës urinare,ka kapur këta muskuj,atëherë trajtimi është heqja e qesës urinare. Këtë e quajmë ‘’Radikal sistektomi’’. Në këtë operim; nëse është e nevojshme hiqet;qesja urinare,prostata si dhe rruga e fundit urinare. Nyjet limfatike në këtë zonë pastrohen tërësisht.
Për kancerin e qesës urinare të shtyer në muskuj; edhe Radioterapia mund të jetë një zgjedhje. Mirëpo ky trajtim në shumicën e rasteve; aplikohet tek pacientët që nuk mund të operohen. Trajtimi i kemoterapisë; edhe pse te disa pacientë aplikohet para operimit ose radioterapisë për të rritur suksesin,normalisht duhet të përdoret në rastet kur sëmundja shpërndahet në tërë trupin.
7. A janë të suksesshme trajtimet e aplikuara?
Sidomos te rastet kur tumori nuk ka arritur muskujt e qesës,trajtimi është më i lehtë dhe me sukses të lartë. Mirëpo; pasiqë ka rrezik për përsëritje,duhet të jetë në përcjellje sistoskopike. Kurse suksesi për kancerin që kap muskujt e qesës; varet se sa është zgjeruar kanceri. Nëse, qesja ka dalur pa lënë ndonjë ind të kancerit dhe nuk ka zgjerime të nyjeve limfatike,suksesi është mjaft i lartë. Pacientët që kanë plotësuar këto kushte, që janë trajtuar në këtë mënyrë,vazhdojnë jetën me shëndet qe më shumë se 20 vite.
8. Te pacientët,ku kanceri mbanë strukturën e muskujve,pas trajtimit a përcillen ende?
Sigurisht që po. Në përcjelljen e këtyre pacientëve; përpos tomografisë apo rezonancës magnetike, pacientit i bëhen edhe analizat për të vlerësuar gjendjen e tyre.
9. Pra thuani që te këta pacientë arrihet suksesi.
Definitivisht po. Mjafton që; pacientët të mos lënë ankesat e tyre anash dhe të shkojnë te doktori me kohë.
10. Për fund, çfarë mund të jenë sugjerimet dhe paralajmërimet për pacientë?
Paralajmërimi im i parë ; të mos konsumojnë duhanin. Sepse,arsyeja më e rëndësishme që njihet dhe mund të parandalohet është duhani. Konsumimi i sa më shumë lëngjeve,mundëson kryerjen e shpeshtë të urinës dhe mos mbledhjen e substancave brenda por hudhjen e tyre jashtë. Duhet të qëndrohet larg konsumimit të panevojshëm të ilaçeve. Pacientët; për ankesat në lidhje me rrugët urinare,sidomos kur shohin gjak në urinë,duhen të shkojnë për vizitë tek urologu.
* Artikull i sponzoruar nga Spitali Bahceci