Gjidhënja është kyçe për zhvillimin e sistemit imunitar (për aq kohë sa është e mundur). Gjidhënja siguron faktorët e nevojshëm për mbrojtjen e foshnjes nga sëmundjet. Është vërtetuar që tek foshnjat e ushqyera me qumësht gjiri paraqiten më pak infeksione se sa tek tjerat.
Yndyrërat ose e forcojnë ose e dobësojnë funksionin imunitar – mvarësisht nga lloji.
Yndyrërat e kqija (të dehidrogjenizuara – në ushqim të përzhitur dhe gjalpë (margarinë) kanë predispozita që fëmijëve t`ju përsëriten infeksionet).
Thartirat esenciale yndyrore (yndyrërat e mira) janë kyçe për funksionim normal të sistemit imunitar. Gjenden në vajin e ullirit, lirit, peshkut (losos, tuna). Ato rrisin aktivitetin e fagocitit, të qelizave të bardha të gjakut të cilat shkatërrojnë bakteriet. Gjithashtu bëjnë përparimin e shëndetit të secilit organ në trup.
Probiotikët jane kulturat acidofilike te bakterieve te cilat gjenden ne traktin e zorreve te njerezve te shendetshem. Ata luftojne me kulturat e demshme dhe parandalojne bartjen e patogjenit ne trup. Gjithashtu mundesojne traktit gastrointestinal te rris konsumin e mineraleve, sepse konsumi i vogel dobeson imunitetin.
Laktobakteria është një mbrojtje natyrale nga kandida dhe infeksionet e tjera të gjëndrave të cilat zvogëlojnë imunitetin. Kulturat aktive acidofilike e shpejtojnë eliminimin e prodhimeve toksike të tretjes dhe mundësojnë adaptimin e nutritivëve të nevojshëm nga ushqimi. Këto bakterie janë themelore për imunitet të mirë.
Probiotikët preferohen tek konsumimi i antibiotikëve, ndezjet e veshit të mesëm, diarea (barkqitja), konstipacioni (kapsllëku), ngërçet, alergjia nga ushqimi, infeksionet virusale të zorrëve, kandida…
Aktiviteti fizik ndihmon në ndërtimin e shëndetit të mirë – duke arritur një qarkullim të mirë dhe duke ndihmuar furnizimin e tërë trupit me oksigjen. Frymëmarrja e thellë, ajri i pastër dhe rrezitja mbushin trupin me oksigjen. Do të ishte mirë që fëmijët të kalojnë një kohë jashtë, ashtu që rrezet e diellit të përshpejtojnë absorbimin e vitaminës D, të rëndësishme për kockat dhe për imunitet të mirë.