Gjersa të ftohurit shkaktohet nga virusët, antibiotikët (të cilët mbysin bakteriet) nuk ndihmojnë.
Momentalisht nuk ka trajtime për të mbytur viruset që shkaktojnë të ftohurit e zakonshëm.
Egzistojnë trajtime të cilat ndihmojnë në zvoglimin e simptomeve të ftohjes. Inkurajoni fëmiun tuaj që të konsumojë sasi të konsiderueshme lëngjesh. Kjo mund të ndihmojë që të zbutë dhembjen e fytit, të qetësojë kollën, dhe bën më të lehtë pastrimin e mukozës nga hunda.
Mos u brengosni nëse fëmiu juaj nuk do të hajë, sepse rrjedhja e hundës mund të zvoglojë apetitin e fëmiut. Fëmiut tuaj i nevojitet pushimi dhe qëndrim larg aktiviteteve fizike gjatë diëve të para të ftohjes.
Një enë me ujë mbi nxemëse ndihmon që të mos thahet ajri dhe bën më të lehtë frymëmarrjen te fëmiu.
Uji i krypur për hundë apo sprejet e ndryshme hundore ndihmojnë në largimin e mukozës nga hunda dhe gjithashtu e lehtësojnë frymëmarrjen tek fëmijët. Kjo ndihmon që rrugët e frymëmarrjes të kenë lagështi, ku kjo mund të parandalojë komplikimet si psh. infeksioni i veshit apo sinusit.
Dekongjestioni i pikave të hundës mund të ndihmojë në zvogëlimin e fryerjes së membranës së mukozës, por këto pika nuk duhet të përdoren më shumë se 3 ditë rresht. Duhet të leni që të kalojnë 2 javë para se të provoni përdorimin e tyre përsëri.
Nëse fëmiu juaj ka temperaturë, apo nuk ndihet mirë, ju duhet ti jepni ibuprofen apo acetaminofen. Asnjëherë mos i jepni aspirin fëmijëve sepse mund të shkaktojnë Sindromin Rej, një sëmundje që le pasoja serioze në tru.
Histaminet trajtojnë alergjitë dhe nuk ndihmojnë tek ftohjet e zakonshme. Pastrimi i tejzgjatur për të kuruar hundën, shpesh i kombinuar me teshtimë mund të jetë shenjë e alergjisë. Ju duhet ta diskutoni këtë me mjekun tuaj.
Nëse fëmiu juaj ka rrjedhje të hundës të vazhdueshme vetëm në një vrimë hunde, atëherë kontaktoni mjekun për tu siguruar që rrjedhja e hundës ka të bëjë me ftohjen e zakonshme. Për shembull, rrjedhja e hundës vetëm ne një vrimë të hundës, mund të ndodh që fëmiu ka futur ndonjë gjë në hundë.
Nëse gjendja e fëmiut tuaj në përgjithësi nuk ju duket në rregull, nëse ka probleme me temperaturë të lartë, kollë të përkeqsuar, dhembje fyti, dhimbje gjatë gëlltitjes, kokëdhembje, dhembje të fytyrës, dhembje veshi etj. atëherë kontaktoni mjekun. Të gjitha këto simptome mund të paraqesin komplikime, apo probleme që nuk kanë të bëjnë me ftohjen e zakonshme.