ÇFARË ËSHTË NJË CHECK-UP I PLOTË SHËNDETËSOR?
Një Check-up i plotë shëndetësor është metodë e vlerësimit të shëndetit aktual dhe e rreziqeve të mundshme, me përdorimin e metodave të strukturuar mjekësore si analizat laboratorike, teknika imazherike dhe ekzaminime të detajuara fizik.
BËRJA E NJË CHECK-UP-I NË ISTANBUL MEDICAL CENTER ËSHTË PUNË EKIPORE
Stafi i Istanbul Medical Center përdor metoda të specializuara gjatë kryerjes së një kontrolli. Ekzaminimet behën nga specialistë të ndryshme mjekësore, si dhe procedurat e koordinimit te vendimmarrjes rreth këtyre ekzaminimeve duhet të bëhen nga Mjekët e Përgjithshëm e Specialist (p.sh. Specialist të Mjekësisë Familjare, Pediatërit, Specialist të Mjekësisë Interne). Një raport rreth Check-up-it në Istanbul Medical Center është bashkëpunimi i të gjithë specialistëve mjekësorë duke u koordinuar me mjekët Specialist e të Përgjithshëm.
SI ËSHTË I STRUKTURUAR NJË CHECK-UP?
Një Check-up është i strukturuar për të zbuluar sëmundjet aktuale dhe rreziqet e mundshme te një individi. Gjithashtu, një check-up duhet të sugjeroje terapi dhe metoda të ndryshme të parandalimit në lidhje me rreziqet e ardhshme shëndetësore.
LLOJE E CHECK-UP TË CILAT KRYHEN NË ISTANBUL MEDICAL CENTER
Në Istanbul Medical Center realizohen 3 lloje të Check-up për fëmijë:
CHECK UP PËR FËMIJË
CHECK UP PËR FOSHNJE 0-12 MUAJSH
Ku përfshihen:
- Matja e peshës, Matja e gjatësisë, Matja e perimetrit të kokës, SpO2.
- Ekzaminim i veshit, Egzaminim i syrit me Oftalmoskop.
- Analiza Laboratorike: Hemogram, Glikemi, TSH, Grupi i gjakut, Bilirubinat, Fe ( mbimoshën 6 muajsh).
- Këshilla për ushqyerjen dhe kujdesin ndaj foshnjës.
CHECK UP PËR FËMIJË 1-6 VJEÇ.
Ku përfshihen:
- Egzaminim i përgjithshëm.
- Matja e peshës, Matja e gjatësisë. Percaktimi i BMI-së, Matja e TA-së.
- Ekzaminimi i syrit dhe i veshit. Peek flow-metri.
- Analizat Laboratorike: Hemogram, CRP, ASTO, Ure, Kreatinë, Glikemi, Fe, Urinë,
Feces për parazit, Strisho periferike.
- Vitamina D, Vitamina B12, Zink, Echo e barkut, TSH.
- Këshilla të përgjithshme për fëmijë.
KONTROLL THEMELOR PËR FEMRA DHE MESHKUJ 7- 16 VJEÇ E TUTJE:
. Hemogram, Vlerat e Sedimentimit
. CRP,ASTO
. Glukozë
. SGPT,SGOT
. Azotemia, Creatinemia, uric acid
. Feces për parazit
. Analizat e urinës
. Kontroll fizik
Doktorët:
DR. MERITA KASUMI VITIA - NEONATOLOGE
DR. ALIJE KEKA SYLAJ - PEDIATËR
DR. XHEVDET GOJNOVCI - NEONATOLOG
* Artikull i sponzoruar nga Istanbul Medical Center