Astma është gjendje e mushkërive që manifestohet me vështirësi në frymëmarrje.
Gjatë sulmit të astmës, ajri në mushkëri (kanalet bronkiale) pakësohet, vargu i rrugëve të ajrit përflaket dhe fryhet, ku dhe krijohet mukoza.
Kombinimi i prodhimit të mukozës, inflamacionit dhe ngushtimit të muskujve shkaktojnë që rrugët e ajrit të pakësohen. Kjo e bën të vështirë lëvizjen e ajrit mbrenda dhe jashtë mushkërive.
Astma në disa raste mund të jetë me simptome të buta, por nuk mund të jetë me simptome konstante.
Egzistojnë disa gjëra që mund të shpërthjnë në sulm të astmës. Të ftohtit e zakonshëm mund ta bën këtë, apo alergjenet, substancat që shkaktojnë sistemin imunitar të reagojë.
Alergjenet shkaktojnë alergjitë, fëmijët me alergji mund të zhvillojnë astmën. Alergjenet e zakontë që shpërthejnë në sulme astme tek fëmijët janë pluhuri i shtëpisë, poleni, myku, kafshët shtëpiake, siç janë qentë, macet…
Tendosja fizike mund të shpërthejë në sulm astme tek disa fëmijë. Fëmijët tjerë mund të përjetojnë sulm astme kur ekspozohen në ajër të ftohtë, në tym duhani, në ndotje ajri, ventilim të dobët apo mjegull të madhe.
Astma është shumë e shpeshtë tek fëmijët dhe adoleshentët. Është forma më shpeshtë e sëmundjeve të mushkërive tek fëmijët, duke afektuar 5 deri në 15 % të të gjithë fëmijëve.
Astma mund të fillojë në çdo kohë, gjatë fëmijërisë, por gjysma e të gjithë fëmijëve përjetojnë sulmin e parë të astmës para moshës 3 vjeç.
Fëmijët, prindërit apo të afërmit e të cilëve kanë astma, kanë mundësi më të madhe për ta zhvilluar dhe vet.