Me anemi nënkuptojmë që fëmiu ka numër më të ulët të qelizave të kuqe të gjakut. Këto qeliza kanë hemoglobinë, e cila është një molekulë me përmbajtje të hekurit që mban oksigjenin rreth trupit. Në përgjithësi, numri më i ulët se normalisht i qelizave të kuqe të gjakut ndodh nga njëra prej këto tre arsyeve: sepse nuk krijohen mjaft qeliza të kuqe të gjakut nga palca e kockave, ato humbasin diku në saje të gjakderdhjes apo shkatërrohen nga arsye të ndryshme.
Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogelushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza. Mungesa e vitaminës B12 dhe acidit folik gjithashtu redukton se sa qeliza të kuqe të gjakut janë krijuar, duke ju drejtuar anemisë. Shkaktarët e tjerë të shpeshtë që reduktojnë prodhimin përfshijnë ilaçe të caktuara, infeksionet virale, sëmundjet e rralla të gjakut, sëmundjet e metabolizmit dhe sëmundjet tjera kronike të vegjëlisë.
Tek fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit, anemia më shpesh rezulton nga humbja kronike e gjakut, psh. në saje të rrjedhjes së gjakut nga hunda, periodat mujore të fuqishme, apo gjakderdhja e zorrëve.
Disa gjendje të trashëguara mund të shkaktojnë anemonë në sajë të rritjes së shkatërrimit të qelizave të gjakut. Sëmundja e qelizave drapër (sickle cell disease), e cila është e përhapur shumë në fëmijët afriko-amerikanë, është një sëmundje trashëguese e cila shpesh rezulton në anemi. Talasemia dhe mungesa G6PD janë çregullime të tjera trashëguese që mund të shpiejnë në anemi duke shkaktuar shkatërrimin e qelizave të kuqe të gjakut.