Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Alergjitë

Çfarë janë alergjitë?

Alergjitë jane reaksion i sistemit imun të pjesës së trupit të njeriut

Alergjitë jane reaksion i sistemit imun të pjesës së trupit, që bashkon rrjetin e qelizave të veçanta dhe indeve, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj substancave të panjohura.

Tek njerëzit me alergji, sistemi imunitar i trupit i keqinterpreton disa gjëra që zakonisht janë të parrezikshëm si trupa të huaj apo të rrezikshëm potencialisht. Si rezultat, sistemi imunitar krijon substanca si antitrupat IgE dhe histamina, të cilët çlirohen në rrugët e gjakut për ti luftuar këto substanca të huaja apo potencialisht të rrezikshme. Kjo fillon si reagim nxitës në pjesë të ndryshme të trupit, dhe zhvillon simptomet e alergjisë.

Disa shembuj të organeve që mund të jenë të afektuara nga reaksionet alergjike janë sytë, hunda, lëkura, mushkëritë dhe sistemi i tretjes së ushqimit.

Substancat që “shkrehin” reaksion alergjik në sistemin imun janë të njohura si alergjene.

Shembujt e zakonshëm përfshijnë ushqimin (veçanërisht qumështin, vezët, sojan, arrat, grurin, boronicat, peshkun dhe butakët), helmin e disa insekteve (psh. bletët, grerëzat), polenin e lisave dhe bimëve (si bari, fundërrina e barit të keq), pezmatimet e kafshëve (nga qentë, macet, kuajt, lepujt, etj), grimcat e pluhurit të shtëpisë, sporet e mykut, kemikaliet e ndryshme (psh. tymi i duhanit) dhe disa ilaçe, veçanërisht antibiotikë.

Alergjitë kanë prirje të kalojnë në familje, dhe shihen zakonisht tek njerëzit të cilët kanë poashtu lëkurë alergjike ku kjo gjendje quhet eczema apo gjendja e alergjisë tek mushkëritë që quhet astma.

Simptomet dhe shenjat

Alergjitë mund të shkaktojnë simptome të ndryshme mvarësisht nga mosha e fëmiut dhe cili organ është afektuar nga reaksioni alergjik.

Reaksioni alergjik mund të afektojë lëkurën, duke shkaktuar puçrra. Urtikariet janë puçrrat më të zakonshme alergjike që i shohim me të kruara, dhe vraja të kuqe të zmadhuara.

Alergjitë e sistemit të tretjes mund të shkaktojnë neveri, të vjella, diare dhe ngërçe stomaku. Foshnjet dhe fëmijët më të vegjël mund të reagojnë me irritim, bezdisje dhe shumë të qara.

Allergjitë e hundës janë nga më të shpeshtat, dhe zakonisht iu referohen alergjeneve nga frymëmarrja. Alergjitë hundore, të quajtura alergji nga bari apo rhinitis alergjik, mund të shkaktojnë rrjedhje të hundës, teshtimë, sy të skuqur, të përlotur dhe kollë. Fëmijët më të vegjël me alergji mund të kenë simptome të astmës, që shkaktojnë frymëmarrje të shpejtuar dhe të pakët, gërhitje dhe kollë të thatë.

Komplikimet

Në raste të rralla, reaksioni alergjik mund të jetë rrezik për jetë, i cili quhet anaphylaxis.

Ky reaksion anafilaksis mund të jetë i ashpër dhe mund te ndodhë shpejtë, zakonisht duke involvuar më shumë se një pjesë të trupit. Kjo gjendje mund të jetë rrezik për jetë nëse nuk trajtohet në mënyrë të drejtë menjëherë.

Simptomet e para shpesh janë kruarjet dhe ndjenja e ndezjes në gojë, buzë dhe fyt.

Si shtesë, mund të jetë fryerja e fytyrës përreth syve, gojës dhe buzëve, që shpesh është e shoqëruar me puçrra. Membranat e mukozës në gojë dhe fyt mund të fryhen për këtë arsye personi mund të ketë vështirësi në frymëmarrje dhe në gëlltitje.

Anafilaksis mund të afektojë gjithashtu edhe qarkullimin dhe lëkura e fëmiut mund të zverdhet, ftohet dhe të djersitet. Pulsi rritet përderisa shtypja e gjakut bie, dhe fëmiu është në rrezik të vilanisë (të fikët).

Simptomet tjera janë dhembjet e stomakut, të vjellat, diarea, ngërçet dhe lodhja e tepërt (letargjia).

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Nëse dyshoni që fëmiu juaj mund të ketë alergji, ju duhet të kontaktoni mjekun, i cili është në gjendje që të diagnostifikojë alergjinë me anë të ekzaminimit të fëmiut dhe në bazë të simptomeve dhe historisë mjekësore të tij.

Në disa raste, mjeku mund të udhëzojë disa teste të gjakut apo lëkurës, për të diagnostifikuar alergjinë tek fëmiu. Ndonjëherë mjekët të cilët specializojnë alergjitë, do ti bëjnë këto teste.

Nëse ka shenja të astmës, do të duhej edhe një test i funksionimit të mushkërive.

Trajtimi me i mirë për alergjitë është që të shmangni gjërat që shkaktojnë reaksion alergjik te fëmiu. Shpesh nuk është e mundshme shmangja komplete e gjërave, por mund të shmangni një numër të konsiderueshëm të tyre.

Nëse simptomet vazhdojnë pavarësisht këtyre matjeve, ilaçe të ndryshëm të alergjisë mund të ndihmojnë. Psh. shumë antihistaminë bllokojnë sistemin imunitar nga çlirimi i histaminës në gjak, duke ndaluar reaksionet alergjike para se ato të shfaqen, apo të zvogëlohen para se të fillojnë të shfaqen.

Steroidet mund të zvogëlojnë nxitjen e shkaktuar nga reaksioni imunitar. Këto ilaçe mund të jenë në formë të sprejëve hundorë, pikave të syve, dhe tabletave apo lëngjeve që mirren me anë të gojës (oralë).

Dozat e alergjive, duke injektuar një dozë të vogël me alergjen, mund të jetë ndihmë për pacientët me alergji. Kjo rezulton në prodhimin e antitrupave ndaj alergjenit, duke parandaluar reaksionet e ashpra alergjike në të ardhmen.

Fëmijët të cilët më parë kanë patur anafilaktik apo reaksion serioz alergjik duhen patur kujdes nga doza e epinefrinës që mund të injektohet nga fëmiu apo nga prindërit e tij në raste të reaksionit alergjik.

Epinephrine është hormon që ndihmon për të hapur rrugët e ajrit përmes frymëmarrjes, përmirëson shtypjen e gjakut, dhe zvogëlon reaksionin alergjik. Kurdo që përdoret ky ilaç, fëmiu duhet të dërgohet në departamentin e emergjencës menjëherë.

Preventiva

Nëse është e pamundshme që të shmanget kompletisht substanca në të cilën fëmiu është alergjik, është e rëndësishme të minimalizohet ekspozimi i fëmiut ndaj alergjenit që ka.

Në raste të njohura të alergjisë nga grimcat e pluhurit të shtëpisë, të qilimave, perdeve dhe leshit të kafshëve, duhet të shmangen të gjitha këto në dhomën e gjumit të fëmiut. Pastroni lodrat dhe vendosini në vende ku nuk mund të pluhurosen. Pastroni të gjitha dhomat e shtëpisë rregullisht.

Fëmijët me alergji ndaj qenve apo maceve nuk duhet të kenë këto kafshë në shtëpi. Mbani larg fëmijët nga këto lloj kafshësh kur fëmiu viziton shoqërinë apo ndonjë vend tjetër.

Sigurohuni që ti tregoni të afërmve, shokëve, dhe shkollës së fëmiut, që fëmiu është alergjik në ushqime të caktuara. Kjo është shumë me rëndësi kur është në pytje ushqimi alergjik ndaj kikirikëve.

Fëmiu me alergji poleni nuk duhet të flejë në dhomë me dritare hapur gjatë sezonit të polenit. Kondicioneri ajrit mund të jetë ndihmesë gjatë sezonit të verës. Fëmijët duhet të bëjnë dush dhe të lajnë kokën para se të bien në gjumë për të hequr polenin nga trupi i tyre.

Të gjithë fëmijët me alergji mbani larg tymit të duhanit, sepse kjo mund të përkeqsojë simptomet e alergjisë së fëmiut. Mos shkoni në vende publike ku konsumohet duhani.

/komuniteti