Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Alergjia në pluhurin e shtëpisë

Çfarë e shkakton alergjinë në pluhurin e shtëpisë?

\"Foletë\" e pluhurit janë tepihët, perdet, mbulesat…

Pluhuri shkaktohet nga shumë gjëra të ndryshme dhe sasia mvaret nga vendi se ku jetoni, lloji i mobileve që keni, nëse keni kafshë shtëpiake dhe shumë faktorë të tjerë vendimtarë.

Një copëz pluhuri, mund të përmbajë pjesëza të lëkurës së njeriut, zbokth të kafshëve, pjesë të pëlhurave dhe fijeve, pjesë ushqimi, madje edhe bakterie, këpurdha si dhe marimanga.

Kur përmendet alergjia në pluhurin e shtëpisë, asocimi i parë është pluhuri në elemente të ndryshme, sipërfaqe, pjesë të mobileve. Megjithatë, shumica e njerëzve janë alergjikë në marimanga, të cilat janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së rinititit dhe simptomeve të astmës, të cilat zakonisht lajmërohen tek fëmijët dhe atë gjatë tërë vitit.

Poashtu, duhet theksuar që më së shumti pluhur të pranishem ka në tepihë, perde, mbulesa krevatësh, si dhe në mobilie, sidomos ato të mbushura.

Cilët janë simptomet më të shpeshtë të alergjisë në pluhurin e shtëpisë?

Simptomet e alergjisë në pluhur janë të ngjashme me ato të simptomeve të alergjisë në polen, dhe më së shpeshti lajmërohet rinititi alergjik, simptomet e të cilit janë teshtima, rrjedhja dhe kruarja e hundës, si dhe kongjestioni, skuqja dhe kruarja e syve. Në disa raste, simptomet mund të jenë shumë serioze, të ngjashme me astmën, si kolla, frymëmarrja e vështirësuar, fishkëllima e mushkërive.

Si të jem e sigurtë se kam alergji në pluhurin e shtëpisë?

Simptomet e alergjisë në pluhur janë të ngjashme me shenjat e ftohjes, prandaj nëse vëreni që për një kohë të gjatë po teshtini apo i keni hundët e zëna, vizitoni mjekun i cili do të ju kontrollojë dhe nëse është e nevojshme, do të ju udhëzojë të bëni teste të alergjisë.

Simptomet në asnjë mënyrë nuk duhet mospërfillur sepse shpesh ndodh që krahas alergjisë në pluhur, me kohë të zhvillohet edhe alergjia në kafshët shtëpiake (qen, mace…)…

Si shërohet alergjia në pluhur?

Alergjia në pluhur shërohet sikurse llojet tjera të alergjisë, me ilaçe të cilat do të ju përshkruajë mjeku dhe imunoterapi. Përveç kësaj, është e rëndësishme ti shmangeni shkaktarëve (pluhurit, marimangave) kështu që preventiva ka më së shumti rëndësi në shërimin e alergjisë në pluhur.

Si ta parandalojë alergjinë në pluhur?

Pluhuri është i pranishëm kudo nëpër shtëpi dhe thjeshtë e keni të pamundur që njëkohësisht ti keni dy dhoma të pastra tërësisht.

Mirëpo, do të ishte mirë që ti përmbaheni disa këshillave se si të “kontrolloni” pluhurin në shtëpi:

1. Kontrollimi i pluhurit dhe merimangave para së gjithash nënkupton pastrimin e rregullt me anë të thithëses dhe larjen e mbulesave në temperatura të larta, si dhe pastrimin e rregullt të pluhurit.

2. Përdorni qese mbrojtëse me vakum për vendosjen e rrobeve të cilat nuk i bartni (mbrojnë rrobet nga merimangat, pluhuri, lagështia, insektet…).

3. Kafshët shtëpiake nëse mundeni mos i mbani mbrenda në shtëpi, sidomos në dhomat e fjetjes.

4. Perdet lani një apo dy herë në javë në ujë të ngrohtë.

5. Largoni të gjitha lodrat nga pelushi, figurinat dhe lodrat tjera “mbledhëse pluhuri”, poashtu do të ishte më së miri po qe se i mbani të mbyllura nëpër rafte.

6. Pastrimi i rregullt i mobilieve me thithëse, si dhe së paku një herë në muaj pastrimi i tyre i detalizuar.

7. Pastrimi me thithëse preferohet minimum një apo dy herë në javë, përderisa një herë në muaj të bëhet pastrimi i detalizuar. Nëse keni thithëse me filter uji, tepihet mund ti pastroni më shpesh.

8. Qilimat të cilët ndodhen në hapësirat në mur mund të paraqesin problem, sepse shpesh nuk mund ti pastroni të gjitha pjesët, si dhe do të ishte mirë që kohë pas kohe ti lëvizni tërë mobiliet në mënyrë që të pastroni pjesët të cilat janë larg kontaktit të duarve.

9. Pastroni filterët e klimës rregullisht.

Gzim Islami (10 vite më parë)
pershendetje pytja ime esht Kohen kur kam qen femij kam perfitu Broniktin dmth kam pengesa ne frymarrje pas nje kohe te shkurter kam fillu te teshtij doktori me ka preferu te bej disa analiza per alergjene disa inhalatore per ushqim..pasi kam bere kto lloj analiza doktroi ka konstatu qe vuaj nga alergjija n`pluhur te shtepis edhe ate shumm...mirpo doktori im me ka kshillu vetem te ruhem nga pluhuri pastaj vetvetiu do hiqet..por nuk po ka efekt prap kam shum probleme dmth si te fillojn simptomat te teshtij kanalet e frymarrjes ngushtohen pastaj vie deri te ngecja ne frymarrje nuk muna me u ngi me frym sdi qte bej vetem inhalohem perdor terapi per nje koh te caktuar...kjo ishte pyetja ime per ju nese me jepni ndonje kshill apo udhzim se si ta sheroj ket alergji jeta ime do te ndryshonte tersisht sepse jam vetem 18 vjeq per juve do u isha shum mirnjohes shum shum nese do sherohesha nga keshillat e juaja per zotin do tkisha shperblim te madh per juve ne tersi Ju falemnderit per mirkuptimin dhe mundsin qe mu dha te ju pyesja
O Gzim Thirre Eulexin (10 vite më parë)
pershendetje jam 18 vjeq koh me par kur kam qen me i ri kam perfitu Bronkitin dmth kam veshtirsi n`frymarrje pasataj me kalimin e kohes kam fillu te teshtij kam bere disa teste mjeku ka konstatu se kam alergji n`pluhun me thoni lu lutem si ta sheroj ket alegji mjeku me thot se vetem duhet te mbrohem vetvetiu poo diqka me shumm a ka naj ilaq me pi a diqka ..ju falemnderit per mirkuptim
evelina (12 vite më parë)
pershendetje jam 17 vjece dhe kam probleme nga duhani. gjate thithjes se tymit te duhanit, nuk mund ta kontrolloj dot vehten. me shtohen rrahjet e zemres, me skuqen syte dhe me lotojne. gjithashtu humbas ekuilibrin. mund te me ndihmoni rreth kesaj.. ju faleminderit!
sabrje metaj (12 vite më parë)
Djali im 11 vjeqar eshte alergjik ne pluhur ne form te astmes bronhiale.Ju lutemi me ndihmoni.
Arieta (14 vite më parë)
Flm shume per keto informacione. Kisha desht me ju pyt diqka, une kam alergji mirepo alergji nga pluhuri ne fytyre kam skuqje ne fytyre, kam temperature, kam qene te mjeku me ka thene je alergjike ne pluhur dhe kam perdorur disa lloje te barnave miepo prap sme ka kaluar gjithmone kam alergji te fytyres, qka me rekomandoni ju te veproj une?

/komuniteti