Me rast të pregatitjes për pushime verore ju duhet të zgjedhni se cilat lodra duhet marrë me vete, por në rend të parë duhet menduar për sigurinë e fëmiut tuaj. Kjo nënkupton lodrat e plastikës për plazh, të cilat duhet kontrolluar nëse janë të dëmtuara apo të thyera sepse fëmijet mund të lëndohen në to, por edhe lodrat me ajër të cilat duhen fryrë që në shtëpi për të kontrolluar nëse janë të shpuara apo nëse lirojnë ajrin.
Përveç sigurisë mendoni edhe në peshën e lodrave që të jenë sa më të lehta, sepse keni për ti bartur me vete në plazh, përveç atyre seteve me kova dhe lopata të cilat janë të lehta dhe zakonisht përmbajnë shumë pjesë dhe fëmijët luajnë me to për një kohë të gjatë.