Së pari kontaktoni me mjekun. Djegja nga dielli tek foshnjat nën 1 vjeç mund të jetë më serioze se sa duket. Mjeku i foshnjes do të ju pyes për simptomet e foshnjes, dhe mund të ju kërkojë që ta dërgoni foshnjen për ekzaminim, për tu siguruar që nuk ka nevojë për ndonjë trajtim emergjent.
Do të duhej ti jepni sasi të konsiderueshme lëngjesh (qumësht gjiu apo formulë) për ta ndihmuar që të qetësohet dhe ti zëvendësojë lëngjet e humbura nga qëndrimi në diell. Për të qetësuar zonat e djegura nga dielli, lagni një shtupë të pastër dhe të butë me ujë të pastër, shtrydheni, dhe vendoseni me kujdes në lëkurën e foshnjes 10 gjer në 15 minuta, duke e praktikuar disa herë gjatë ditës, për tu siguruar që foshnja juaj nuk ka ethe.
Foshnja juaj do të dëshirojë një banjë të freskët. Për ta qetësuar më shumë, hidhini ujit sodë buke apo trajtim të veçantë me miell tërshëre adekuat për banjë (nëse ka në dyqane për të blerë). Përkëdhelni lëkurën e thatë të foshnjes (mos e fërkoni!) dhe vendosni losion të njomë me bazë uji (pa alkohol) apo ndonjë gel nga aloe vera për të qetësuar kruarjen, e cila mund të bëhet edhe më keq kur fillon të bie lëkura.
Pyesni mjekun nëse është në rregull për ti dhënë dozë adekuate të ibuprofrenit foshnjes tuaj (nëse foshnja është mbi 6 muajshe) për të qetësuar dhembjen. (Asnjëherë mos i jepni foshnjes tuaj aspirin, sepse mund të rrezikohet nga Reye's syndrome.
Visheni foshnjen me rrobe të shlira, që nuk e irritojnë lëkurën e djegur, dhe siguroheni që ta mbani larg diellit deri sa të shërohet plotësisht nga djegja, sepse mund të digjet shumë lehtë për të dytën herë.
Çfarë nuk duhet bërë:
• Mos vendosni në lëkurë të foshnjes prodhime me bazë vajguri siç është vazelina. Kjo parandalon të nxehtit dhe djersitjen prandaj mund ta përkeqsojë gjendjen. E njejta gjë vlen edhe për vajërat dhe dhjamin.
• Mos përdorni sprejë të ndihmës së parë apo kremëra që përmbajnë benzolkain sepse mund ta irritojnë lëkurën e foshnjes tuaj apo mund të shkaktojnë reagim alergjik.
• Mos vendosni akull apo ujë të akullt në lëkurën e foshnjes.
• Mos i pëlcitni fluskat.Ato janë formuar për të mbrojtur nënlëkurën e foshnjes dhe pelcitja e tyre mund të shkaktojë infeksion. Nëse ato pëlcasin vetvetiu, trajtojini me kujdes me ndonjë krem antibiotik.