Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Përse fëmijët shtojnë peshë më së shumti gjatë verës? Përgjigjja është kjo!

21.08.2020 - Prindërit mendojë që fëmijët gjatë verës hanë më shumë vitamina dhe janë më aktivë, mirëpo gabojnë shumë

Nëse prindërit mendojnë që shkollarët e tyre gjatë pushimit veror marrin më shumë vitamina, hanë sasi më të mëdha të pemëve dhe perimeve të freskëta, prandaj ata janë më obezë dhe i heqin kilogramët e tepër, pikërisht është e kundërta – theksojnë studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohios.

Studimi i shkencëtarëve ka treguar që fëmijët hanë më shumë, por ushtrojnë më pak kur nuk shkojnë në shkollë dhe se ushqimin e shpejtë të cilin e marrin midis orëve, në pushimin e madh apo në pushimin e kafjallit, nuk janë aq përgjegjës për obezitetin potencial dhe ngathtësinë.

Fëmijët verës më shumë hanë ushqime kërcëlluese dhe ushqim të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë matur indeksin e masës trupore te 5.380 fëmijë nga kopshti dhe klasat e para të shkollës fillore, kur kanë konstatuar që ai dy herë më shpejt rritet derisa vogëlushët janë në pushimin veror.

– Duhet patjetër të ndryshojmë mënyrën në të cilën fëmijët sillen pas daljes nga shkolla, kur qartas konsumojnë më shumë ushqim të shpejtë – paralajmëron Paul T. von Hippel, njëri ndër udhëheqësit e këtij studimi.

Mendoj që shkollarët gjatë orëve të mësimit janë më aktivë, por me siguri edhe koha e qëndrimit në mësim e kufizon në sasinë e racionit, ndërsa verës nuk kanë kufizime, prandaj më shumë hanë dhe më pak janë aktivë.

Burimi: Telegrafi

/komuniteti