Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çfarë duhet të dini për hapësirat ndërmjet dhëmbëve të fëmijëve?

21.08.2020 - Hapësirat ndërmjet dhëmbëve te fëmijët, posaçërisht atyre të përparmë, janë brengë për shumë prindër. Kjo rrallësi ndërmjet dhëmbëve mund të ndikojë në simetrinë e fytyrës, estetikën, të folurit, sjelljen sociale dhe fleksionin e duhur.

Shumë faktorë mund t’i shkaktojnë këto rrallësi (diastema). Çelësi i përmirësimit të diastemës qëndron në të kuptuarit e këtyre faktorëve favorizues.

Diastema e mesit – diastema mediana është një hapësirë ndërmjet incizivëve qendrorë të sipërm. Kjo diastemë është e zakonshme te fëmijët si pjesë e zhvillimit normal dental.

Diastemat janë të pranishme në 97% të e gjithë mosha pesëvjeçare. Te fëmijët e moshës 6 deri 8 vjeçare ato janë të pranishme në 50% të rasteve. Mirëpo, te moshat më të mëdha diastemat janë më të rralla, sepse shumica e këtyre hapësirave mbyllet në mënyrë natyrale.

 

Shkaktarët e mundshëm të diastemës te fëmijët:

Diastemat janë normale gjatë rritjes dhe zhvillimit dental te fëmijës!

Arsye për këtë është se rreth moshës 8 vjeçare, incizivët lateral të pa dalur fillojnë të shtyjnë rrënjët e incizivëve qendrorë-tashmë të dalur gjë që shkakton formimin e hapësirës ndërmjet incizivëve qendrorë. Por më vonë, rreth moshës 12 vjeçare, kur fillon dalja e dhëmbit të sipërm të syrit- kaninit- ndikon në mbylljen e diastemës ndërmjet incizivëve.

 

• Incizivët lateralë të vegjël

Në këto raste kjo bënë që incizivët qendrorë të largohen njëri nga tjetri duke dhënë hapësirë ndërmjet dhëmbëve të përparmë.

 

* Kafshimi i thellë

Kjo është një situatë kur dhëmbët e përparmë të sipërm mbulojnë së tepërmi ata të poshtmit. Gjatë këtij kafshimi dhëmbët e sipërm shtyhen përpara dhe krijohen hapësirat ndërmjet tyre.

 

• Shprehitë e këqija

Kafshimi i buzës së poshtme mund t’i protrudojë dhëmbët e sipërm. Tonusi i dobët i muskulaturës së buzëve mund të shkaktojë protruzionin e dhëmbëve të përparmë. Vendosja e gabuar e gjuhës – vendosja e saj përpara ndërmjet dhëmbëve të përparmë (interponimi i gjuhës) – mund të ndikojë në pozitën e incizivëve.

 

• Çrregullimi i baraspeshës së muskulaturës

Gjuha mund t’i shtyjë incizivët përpara në rast të anomalisë së lindur të gjuhës së madhe — makroglosia .

 

• Çrregullimet hormonale

Një çrregullim endokrin, siç është akromegalia, shkakton rritjen e tepërt të nofullave, por dhëmbët janë me madhësi normale, gjë që sjell në formimin e diastemave.

 

• Pengesat fizike

Dhembët e mbinumërt, siç është meziodensi, pengojnë afrimin e incizivëve qendrorë në pozitë normale. Në raste të tjera cistat mund të formohen ndërmjet dhëmbëve poashtu duke penguar pozitën normale të incizivëve. Nganjëherë, indet e tepërta ndërmjet dhëmbëve, siç është frenulumi i buzës së sipërme, pengojnë incizivët qendrorë të takohen.

 

• Strukturat jonormale kockore

Nganjëherë, kocka ndërmjet incizivëve ka një defekt në formë të shkronjës Ë (që mund të shihet në rëntgenogram). Ky defekt pengon incizivët që të takohen.

 

Teknikat ortodontike për trajtimin e diastemës mediana

– Lëvizja në tehun e incizivëve në drejtim të njëri-tjetrit (shtyrja meziale),

– Lëvizja e plotë e incizivëve kah njëri-tjetri (Lëvizja meziale bodili),

– Përmirësimi i protruzionit të dhëmbëve frontalë (zvogëlimi i shkallës incizale)

– Plotësimi dhe rritja e madhësisë së incizivëve lateralë me materiale restorative (zgjidhja restorative ).

Burimi: Telegrafi

/komuniteti