Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Zgjedhja e formulës : Një udhëzues i vogël

Jam duke e ushqyer foshnjën time me shishe. Cila formulë është më e mirë?

Çfarë duhet të dijmë të bëjmë përzgjedhjen e qumështit me formulë

Është lehtë të ndihesh i përmbytur në detin e qumështit me formula. Zgjedhja e ushqimit më të mirë për foshnjën tuaj është një vendim me peshë, dhe këtu ka zgjedhje të mëdha. Kur të zgjedhni qumështin me formula do të duhej të keni parasysh llojin në të cilin ajo vjen (e gatshme –për-tu-pirë, si koncentrat, apo si pluhur), lloji i proteinit të cilën e përdor (formula e bazur në qumështin e lopës është më e popullarizuara, por ka dhe lloje të tjera), si dhe çfarë përbërës tjerë përmban formula e zgjedhur (siç është DHA dhe hekur).

Këtu do të gjeni çdo gjë që duhet ta dini:

 

Llojet e qumështit me formula

Formulat vijnë në 3 lloje bazë: e gatshme–për-tu-pirë, si koncentrat, dhe si pluhur

Vërejtje: Poashtu do të duhej të keni kujdes rreth bisphenolit kimik A (BPA) në konzerva dhe në shishe.

Formula pluhur konsiderohet shumë më e sigurtë sepse përmban shumë më pak BPA. Lexoni më shumë për BPA.

Formula e gatshme–për-tu-pirë është padyshim më e përshtatshmja, nuk kërkon përzierje apo sasi të caktuara, vetëm hapeni dhe servoni. Është higjienike dhe ndihmon shumë posaçërisht në rastet kur nuk keni ujë të pastër rretherrotull. Poashtu është zgjedhje e mirë nëse foshnja e juaj është lindur me peshë të vogël apo ka mungesë imunitare të çfarëdo lloji. Por për përdorim të përditshëm, komforti i përdorimit të formulave të gatshme –për-tu-pirë vjen me çmim ca më të shtrenjtë, rreth 25 % me shumë në çdo 30 gram se sa formula pluhur. Njëherë si të hapet, formula e gatshme–për-tu-pirë ka afat të shkurtër të përdorimit duhet të përdoret mbrenda 48 orëve. Poashtu se shpesh ka ngjyrë me të errët, shumë nëna ankohen se lenë njolla të pashlyeshme në tesha.

Formula koncentrat i lëngshëm kërkon që të përzieni sasi të njejta të ujit dhe koncentratit, prandaj lexoni udhëzimin për ta përdorur me kujdes. Krahasuar me formulat e gatshme–për-tu-pirë, koncentrati është më i lirë dhe zë më pak vend. Ndërsa krahasuar me formula pluhur është ca më lehtë për tu përgatitur, por ca më i shtrenjtë.

Formula pluhur është zgjedhja me ekonomike dhe më e pastra për ambientin. Zë më së paku vend në xhepin tuaj, dhe më së paku vend në shportën e mbeturinave. Formula pluhur kërkon më shumë kohë për tu përgatitur se llojet tjera të formulave dhe duhet ti përcjellni instruksionet me saktësi, por ka afat të përdorimit 1 muaj pas hapjes së kontejnerit. Dhe mund të përgatitni çfarëdo sasie që të dëshironi sa të mëdha apo sa të vogla të dëshironi gjë që është posaçërisht e dobishme nëse jeni duke e ushqyer foshnjën tuaj me gjinjë dhe formula ju duhet vetëm si shtesë e kohpaskohshme për foshnjën tuaj.

Llojet e formulave

Ka formula për nevojat e secilës foshnjë

Formula e bazuar në qumështin e lopës: Shumica e formulave sot e ka qumështin si përbërës. Proteini në qumësht është ndryshuar në mënyrë të ndjeshme për ta bërë më të lehtë për tu tretur, pasi që foshnja juaj nuk do të jetë në gjendje që ta tret qumështin e lopës gjer në ditëlindjen e saj të parë.

Formula e bazuar në sojë: Në qoftë se jeni vegjetarian apo nëse foshnja juaj ka probleme me tretjen e qumështit të lopës, mjeku mund të ju rekomandojë formulën në bazë të sojës. Këto janë të prodhuara nga proteini bimor, i cili si proteini në qumështin i lopës, është ndryshuar për të qenë më i lehtë për tu tretur nga foshnjet. Do të duhej të flisnit me mjekun e foshnjës tuaj nëse mund ti jepni formula nga soja foshnjës tuaj nëse ajo ka qarje të theksuar. Faktet nuk janë evidente, por disa hulumtime tregojnë se duhet konsultuar.

Formula pa laktozë: Në qoftë së foshnja juaj është alergjik në laktozë apo nuk mund ta tretë laktozën, sheqerin e natyrshëm i cili gjendet në qumësht, mjeku i saj do të rekomandojë formula pa laktozë ku laktoza është zëvendësuar me shurup të drithit.

Formula gjërësisht e hidrolizuar: Në këto formula proteini ështeë i thyer në copa të vogla, të cilat janë më të lehta për tu tretur nga foshnja juaj se sa molekulat e mëdha të proteinave. Foshnja juaj mund të këtë nevojë për formulë të hidrolizuar nëse ka probleme me absorbimine përbërsëve ushqyes. Mjeku juaj poashtu mund të ju sugjerojë formulë të hidrolizuar poashtu dhe nëse foshnja juaj ka qarje të theksuar.

Formula për foshnjet e parakohshme dhe me peshë te ulët: Këto formula zakonisht përmbajnë me shumë kalori dhe protein, si dhe yndyrë më të lehtë për tu absorbuar të quajtur trigliceridet e zingjirit të mesëm.

Qumështi i pasuruar i gjirit: Ky produkt është i dizajnuar për të pasuruar ushqimin e foshnjave të cilat ushqehen me qumësht gjiri dhe kanë nevoja të posaçme.

Formulat metabolike: Në qoftë se foshnja juaj ka ndonjë sëmundje e cila kërkon ushqim shumë të posaçëm, ajo do të mund të ketë nevojë për njërën nga këto formula të posaçme. Çfarë përmban formula? Si dallohen formulat?

Ka 6 përbërës kryesor në formula: karbohidratet, yndyrat, proteinat, vitaminat, mineralet, dhe përbërës tjerë. Ajo çfarë dallon formulat nga njëra – tjetra janë karbohidratet dhe proteinat të cilat i përdorin, si dhe çfarëdo lloj përbërësi shtesë të cilin mund ta përmbajnë. Për shembull casein-i (një lloj proteini i qumështit) dhe thartori janë dy lloj proteinash të qumështit të lopës të cilat gjenden në sasi të ndryshme në lloje të ndryshme të formulave të bazuara në qumështin e lopës.

Është shumë lehtë për tu habitur nga të gjithë këta artikuj të shkruar në etiketën e shishës. Më poshtë ne ju udhëzojmë nëpër labirintin e përbërsave, dhe do ti krahasojmë me ato të cilët gjenden në qumështin e gjirit.

Karbohidratet: Laktoza është burimi kryesor i karbohidrateve në qumështin e gjirit, dhe poashtu burim kryesor i karbohidrateve në formulat të bazuara me qumësht të lopës. Maltodekstrina e misrit ndonjëherë përdoret si burim i dytë i karbohidrateve. Formulat pa laktozë, nga soja dhe formulat e posaçme, përmbajnë 1 apo më shumë karbohidrate të cekura në vijim: sukrozë, maltodekstrinë të misrit, miell të modifikuar të misrit, apo shurup të misrit.

Protein: Qumështi i gjirit përmban rreth 60% thartor dhe 40 % casein. Shumica e formulave kanë përmbajtje të njejtë të proteinave. Të tjerat përmbajnë 100% thartor. Disa studime tregojnë se thartori tretet më shpejtë se kaseini, gjë e cila mund të jetë e dobishme për foshnjët të cilat vuajnë nga sëmundja e quajtur gastroesophageal reflux disease (GERD).

Formulat e sojës përmbajnë ndaras vetëm proteinë të sojës. Disa firma përdorin protein të sojës pjesërisht të hidrolizuar për të ndihmuar tretjen sa më të lehtë.

Ndonjëherë proteini në formula është i hidrolizuar ose i thyer në pjesë. Formulat pjesërisht të hidrolizuara nuk janë hipoalergjike mos e përdorni ndonjerën nëse foshnja juaj është alergjike në protein, apo edhe vetëm nëse dyshoni se mund të jetë. Sidoqoftë, formulat pjesërisht të hidrolizuara në një test të bërë kanë treguar se e zvogëlojnë sëmundjen e quajtur atopic dermatitis krahasuar me formulat standarde me qumësht të lopës.

Formulat tërësisht të hidrolizuara përmbajnë kasein tërësisht të thyer, me aminoacide shtesë të cilat janë blloqet ndërtuese të proteinave. Këto formula janë hipoalergjike dhe përdoren tek foshnjat të cilat janë alergjike në protein.

Yndyra: Qumështi i gjirit përmban një kombinim të yndyrave të nxjera nga kafshët, dhe yndyrave të nxjera nga bimët. Formulat përdorin një variete të madhe vajrash për tu barazuar me përbërjën e yndyrave nga qumështi i gjirit. Ato përmbajnë vaj të sojës, vaj të kokosit, vaj të misrit, vaj të palmave, dhe vaj të lartë oleik të lulediellit. Edhe pse vaji i palmave, apo i palmave – olein (olein është një lëng i verdhë, i cili gjendet në shumë vajra) ka përdorim të gjërë, studimet kanë treguar se këto vajra zvoglojnë absorbimin e yndyrës dhe kalciumit nga formula. Me fjalë të tjera foshnja e juaj nuk do të absorbojë aq yndyrë dhe kalcium sa do të absorbonte nga formulat që nuk i përmbajnë këto vajra.

Trigliceridet e zingjirit të mesëm kërkojnë më pak mund për tu tretur dhe absorbohen me lehtë. Ato përdoren në formula të posaçme për foshnjet e lindura parakohe dhe foshnjet të cilat kanë probleme me tretjen apo absorbimin e përbërësve ushqyes.

Ministria Amerikane e Ushqimit Dhe Medikamenteve ka aprovuar shtesën e 2 acideve yndyrore të zingjirit të gjatë formulave: DHA (acidit docosahexaenoic) dhe atij ARA (acidit arachidonic). Të dy këto substanca gjenden në qumështin e gjirit kur dieta e nënave është adekuate, dhe që të dy janë të rëndësishëm për zhvilimin e trurit dhe të pamurit. Foshnjet marrin DHA-në dhe ARA-në nga nëna gjatë tremujorit të tretë, por transferimi është i ndërprerë kur foshnja lind parakohe. Të gjitha foshnja kanë nevojë për vazhdimin me furnizim me që të dy substancat gjatë tërë vitit të tyre të parë.

Dy studime të botuara në Prill të 2005 përkrahin pasurimin e formulave me DHA dhe ARA. Njëra, raport i botuar në American Journal of Clinical Nutrition tregonte se foshnjat e ushqyera me formulat me shtesat DHA dhe ARA kishin në mënyrë të dukshme më shumë mprehtësi në shikim se sa foshnjet të cilat nuk kishin marrë formulat me shtesat DHA dhe ARA. Dhe një studim i botuar në The Journal of Pediatrics thekson se që të dy, dhe DHA dhe ARA i shton rritjen si mentale ashtu dhe fizike tek foshnjet e linduara parakohe.

Nuk ka ndonjë studim të gjërësishëm që të konfirmojë padëmshmërinë e këtyre substancave, edhe pse nuk ndonjë evidencë që të tregojë se këto shtesa janë të dëmshme për foshnjët. Formulat që përmbajnë DHA dhe ARA janë 15% më të shtrenjta se sa formulat standarde. Akademia Amerikane E Pediatërve (APA) nuk ka marrë ndonje pozicion të qartë se a duhet këto acide yndyrore ti shtohen formulave.

Vitaminat dhe mineralet: Shumica e fjalëve në etiketë i përshkruajnë vitaminat dhe mineralet. Këto fjalë mund të jenë të vështira për tu kuptuar për shembull ferrous sulfate është hekuri, sodium askorbat është vitamini C, dhe calcium pantothenate është vitamin B.

APA rekomandon që të gjitha foshnjet e shëndetshme të cilat nuk ushqehen eksluzivisht vetëm me qumësht gjiri, të ju jepet formula e përforcuar me hekur deri sa të arrijnë ditëlindjen e tyre të parë. Është me rëndësi që foshnjet të marrin minimumin e sasisë së hekurit gjatë ditës (4 mg. hekur për litër)për të evituar aneminë nga mungesa e hekurit.

Anemia ndikon në aftesinë e gjakut për të qarkulluar oksigjenin, për të cilin kanë nevojë të gjitha qelizat e trupit për të funksionuar si duhet. Studimet kanë treguar se marrja e sasive të mjaftueshme të hekurit në vitin e parë të jetës është e rëndësishme për suksesin në shkollë më vonë. Rezervat e hekurit tek foshnjat filojnë të formohen në tremujorin e fundit prandaj është më rëndësi të posaçme që foshnjet e parakohshme të marrin shumë hekur.

Shumica e formulave përmbajnë së paku 4 mg. hekur për litër, edhe pse formulat me “hekur të ulët“ ende janë nëpër rafte. Këto formula ishin të konceptuara para shumë viteve kur gabimisht mendohej se hekuri krijon gjendjen kaps tek foshnjet. APA do të dëshironte që këto formula të heqeshin nga shitja ose të shënoheshin si joadekuate nga pikëpamja e vlerës ushqyese.

Përbërësit tjerë: Këtu është ku firmat e ndryshme i ndajnë formulat e tyre për tu dalluar nga njëra-tjetra.

Nukleotidet: Këto janë blloqet ndërtuese të DHA dhe të ARA, prezente në mënyrë të natyrshme në qumështin e gjirit. Ato kanë disa funksione dhe mund ta ndihmojnë për tu zhvilluar sistemi imunitarë. Lloje të ndryshme të formulave kanë sasi të ndryshme të nukleotideve të përmbajtuara.

Thartori i orizit: Thartori i orizit i është shtuar formulave për parandalimin e mosqarkullimit e gjakut. Disa studime të bëra tregojnë se formula më të trashura ulin pështyerjen dhe rrezikun nga ngulfatja.

Sidoqoftë, disa studimet tjera tregojnë se mund të ketë pak aciditet në fyt, prapëseprapë. Konsultohuni me mjekun para se të merrni formula të ketilla që të ju ndihmojë rreth pështyerjes së foshnjës tuaj.

Indi Dietal: Indi i sojës i shtohet formulës me soja për të parandaluar përkohësisht jashtqitjen. Formula e vetme e cila përmban ind është Isomil DF, i cili klinikisht ka treguar të zvoglojë kohëzgjatjen e jashtëqitjes.

Amino acidet: Amino acidet siç janë taurina, methionina, dhe karnitina janë të shtuara formulave të sojës dhe nganjëherë formulave me qumësht të lopës, për të plotësuar sasinë e amino acideve në qumështin e gjirit.

Formula posaçërisht të “dizajnuara“: Kjo formulë është unike se pse përqindjen e proteinave të ngjajshme me atë të qumështit të gjirit, por proteinat janë pjesërisht të thyer për të ndihmuar tretjen. Poashtu ka 25% më pak laktozë se sa formulat e zakonshme.

A janë formulat e përgjithshme adekuate nga pikëpamja ushqyese?

Formulat e përgjithshme duhet ti plotësojnë kërkesat dhe standardet e Ministrisë për Ushqim dhe Medikamente për inde ushqyese në formula, prandaj në të shumtën e rasteve ndryshimi i vetëm mes formulave të përgjithshme dhe ato të klasifikuara është çmimi.

Por pa marrë parasysh se a do të bleni formula të përgjithshme apo të klasifikuar lexoni se çfarë shkruan në etiketë para se ta bleni.

Përbërësit specifik ndryshojnë nga firma në firmë dhe ky është ndryshim me rëndësi për foshnjën tuaj.

A mundem unë ta bëj vetë formulën time?

Jo. Do të ishte e pamundshme ta bënit përzierjen e përpiktë e të gjithë përbërësve për foshnjen tuaj.

Formula e bërë në shtëpi do të mund të çonte tek dobësimi dhe humbja e peshës, ushqimi jo i mirë, apo edhe vdekja.

Çfarë bëhet, nëse i shtojmë drithëra apo qumësht gjiri, formulës?

Kurrë mos i shtoni vitamina, drithëra, acide yndyrore, vaj ulliri, qumësht lope, apo çfarëdo gjëje tjetër përveç nëse mjeku i foshnjës tuaj e rekomandon. Formula është substancë e përpunuar me kujdes me sasi të saktë të plot përbërësve ushqyes. Shtimi i çfarëdo gjëje në formula mund ta rrezikojë shëndetin e foshnjës tuaj.

Vaji i ullirit, për shembull, mund të çojë tek dëmtimi i përjetshëm i mushkërive apo edhe gjer te vdekja, për shkak të rrezikut të depërtimit të vajit në mushkëri gjatë pështyerjes. Pasi që qumështi i lopës është shumë i rëndë për tu tretur nga foshnjat, kur mos e përzieni qumështin e lopës me atë të formulës apo mos ja jepni direkt edhe të papërzier foshnjës tuaj gjer sa ti ketë mbushur 1 vjeç. Dhe shtesa e qumështit të gjirit në formula është humbje e qumështit të gjirit në rast se foshnja juaj nuk e pinë tërë shishen.

Çfarë nëse ende nuk jam e sigurtë?

Nëse keni vendosur që ta ushqeni me formula foshnjën tuaj por jeni të hutuar nga numri i madh i formulave në treg, apo jeni duke menduar që ta ndërroni formulën, flisni me mjekun e foshnjës tuaj.

Ai do ta merr parasysh shëndetin e foshnjës tuaj, moshën, dhe nevojat ushqimore për ta bërë rekomandimin sa më të saktë. Ai poashtu mund ti përcjellë reagimet e foshnjës tuaj dhe ti hulumtojë çfarëdo lloj simptomesh. Mos provoni ta diagnostikoni ndonjë ndjeshmëri apo alergji vetë. Do të mund të gabonit në diagnostikim dhe se çfarë është në pyetje më të vërtetë apo ta pengonit foshnjën tuaj që të ushqehet si duhet.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: