Probiotikët mbajnë një përqindje normale të bakterieve në traktin digjestiv dhe parandalojnë shumimin e bakterieve të dëmshme. Përveç kësaj, probiotikët mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të një spektri të gjërë të traktit digjestiv si dhe në qetësimin e pezmatimeve.
Konsumimi i probiotikëve gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes mund të jetë parandalim në rastet e paraqitjes së ngërçeve. Probiotikët ndihmojnë zhvillimin e traktit digjestiv tek foshnjat, duke krijuar një florë të shëndetshme të zorrëve dhe mundësojnë punën e mirë të traktit digjestiv pa ngërçe dhe gazra.
Probiotikët kalojnë në organizmin e foshnjes tuaj përmes qumështit të nënës apo përmes ushqimit artificial, mvarësisht se si ushqehet foshnaj. Nëse e ushqeni foshnjen me gji, që të rritni përqindjen e probiotikëve në organizmin e foshnjes tuaj, duhet ti shtoni ushqimi të saj, sa më shumë prodhime qumështore të fermentuara siç është jogurti, kefiri apo ajka. Nëse foshnja juaj ushqehet me ushqim artificial, atëherë me konsultimin e pediatrit zgjedhni ushqimin i cili përmban përqindje më të madhe të probiotikëve.