1. Pastroni mirë pajisjet e juaja
Disa ekspertë rekomandojë që të sterilizohen të gjitha shishet, cucllat, kapakët për matje, lugët ndërsa disa të tjerë thonë se për një gjë të tillë nuk ka nevojë vetëm në rast se kualiteti i ujit nuk është në nivel në vendin ku jetoni. Prapëseprapë tjerët këshillojnë sterilizimin e pajisjeve për ushqim në qoftë se foshnja juaj është më madhe se 3 muaj. Çdo herë do të duhet ti lani të gjitha shishet e juaja në ujë të nxehtë me sapun dhe ti fërkoni mirë. Dhe më mirë pastrojini në makinë për lamjen e enëve. Është mirë që këtë ta bëni menjëherë pas të ushqyerit kështu që formula të mos ketë rast që të ngjitet në skajet dhe të çarat e shishes.
Brushat për pastrimin e shisheve dhe cucllës janë të lira dhe shumë të efektshme, poashtu janë dhe shportat e sigurisë për larje në makinë të dezajnuara enkas për ti mbajtur shishet e formulave dhe ato të ushqimit. Në qoftë se vendosni ti sterilizoni atëherë thjesht vendosni shishet në ujë të nxehtë për 5 minuta. Poashtu mund të gjeni dhe sterilizues komercial për ta kryer punën. Leni shishet që të teren në mbajtësen për tu terur, ose i fshini me leckë të terur në rast se keni nevojë për to menjëherë (shmangni nga përdorimi peshqirët e ditpërditshëm se mund të kenë bakteria). Mbushni shishet me qumësht me formula, futni në frigorifer, dhe përdorni mbrenda 24 orëve.
Në qoftë se jeni duke përdorur cucllat për përdorim të njëtrajtshëm të cilat ju kanë dhënë në spital apo tek mjeku, ato janë në paketime të sterilizuara dhe janë të prodhuara të përdoren dhe të hudhen në shportë menjëherë pas përdorimit. Kur të blini shishe dhe pajisje të reja, gjithmonë i lani dhe i sterilizoni para se ti përdorni për herë të parë, edhe nëse më vonë e ndaloni sterilizimin.
2. Lani kapakun e formulës para se ta hapni
Kjo ndihmon që të largoni pluhurin apo lëngjet që kanë mundur të bien mbi të. Do të mund të ndani një shishe të veçantë për formula, dhe ta lani mirë mes përdorimeve.
3. Pastroni mirë duart
Kur të përgatitni formula lajini mirë duart me sapun dhe ujë të nxehtë për rreth 30 sekonda. Fshini duart me letër toaleti.
4. Përmbajuni në mënyrë egzakte udhëzimeve për përgatitje të shkruara në shishe
Pasi që instruksionet dallojnë nga firma në firmë, dhe përqindja e formulës-dhe-ujit mvaret nëse formula është pluhur apo lëng, lexoni udhëzimet me kujdes. Shtimi i shumë pak sasi të ujit mund ta mundojë veshkat e foshnjës dhe të shkaktojë dehidrim, ndërsa shtimi i sasive të tëpërta të ujit do ti ja shkurtojë kaloritë dhe materiet ushqyese gjë e cila mund të ndalojë rritjen dhe të bëhet pengesë për të përparuar. Për përzierje të saktë, mund të përdorni kapakët standard për matje në vend të vizave të shënuara në shishen tuaj.
5. Uji i sterilizuar
Në qoftë se jeni duke përdorur formulë pluhur apo formulë lëng koncentrat, atëherë është më së miri ta përzieni me ujë të sterilizuar më parë me anë të vlimit, posaçërisht në muajt e parë. Thjesht hidhni ujë të ftohet në tenxhere dhe e vloni për rreth 1 minutë. (Të zierit për më shumë se 1 minutë mund të mbledh minerale dhe gjëra tjera siç është plumbi në ujë.)
Mbani në mend se uji i mbushur në shishe nuk është medoemos steril, dhe poashtu nuk është patjetër steril edhe uji i cili ka kaluar nëpër filtër. Në të vërtetë, filterat të cilat janë të montuar nëpër kuzhinetat të cilat nuk janë ndërruar për një kohë të gjatë mund të përmbajnë bakteria. Mund të bleni shishe të sterilizuar, por kini kujdes që në shishe të shkruan qartazi rreth kësaj gjëje.
Poashtu mund të këshilloheni me mjekun tuaj për kualitetin e ujit në vendin ku jetoni dhe ta pyetni se a mendon ai se ka nevojë që ta vloni ujin për formulën e foshnjës tuaj, pasi që kualiteti i ujit varon.